• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shaqiri duhet të rikthehet në Bundesligë

01/10/2020
Shaqiri duhet të rikthehet në Bundesligë

Ottmar Hitzfeld, ish-trajner i Zvicrës, e ka këshilluar futbollistin kosovar të largohet nga Liverpool dhe t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër anglez ose të rikthehet në Bundesligë Ish-selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld e ka këshilluar Xherdan Shaqirin të largohet nga Liverpooli para mbylljes së afatit kalimtar të hënën që vjen.
Futbollisti kosovar i shfaqi aftësitë e tij kur shënoi gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë për ta ndihmuar Liverpoolin në fitoren 7:2 ndaj Lincolnit javën e kaluar në Carabao Cup. Mirëpo, përfaqësuesi zviceran nuk ishte pjesë e 18-shes së të ftuarve të Liverpoolit në tri fitoret e regjistruara në Premierligë këtë sezon. Kjo vazhdoi kur ai u la jashtë edhe në ndeshjen e së hënës ndaj Arsenalit, të cilën “Reds” e fituan 3:1.
Liverpooli do të luajë përsëri sonte në Carabao Cup me “Gunners” dhe futbollisti nga Zhegra e Gjilanit pritet të luajë nga minuta e parë. Mirëpo, kjo është e pamjaftueshme për 28 vjeçarin, i cili në dy sezonet e fundit ka luajtur shumë pak. Andaj, ish-trajneri i tij tek Zvicra, Hitzfeld insiston se Shaqiri ka nevojë për një sfidë të re.
“Xherdani duhet të lëvizë në drejtim të një klubi ku do të mund të luante në vazhdimësi. Ai duhet të jetë i lumtur përsëri. Ne të gjithë duam ta shohim Xherdanin të lumtur sërish. Ndryshimi do të ishte i mirë për të gjithë përreth tij dhe për fansat e tij”, ka thënë Hitzfeld për të përditshmen zvicerane “Blick”.
“Një klub i Premierligës me një mesfushorë solide do të ishte një hap i mirë. Ose do të mund të shkonte në Bundesligë në klubet si Gladbach, Leverkusen apo Wolfsburg. Ai duhet ta rifitojë ndjenjën e topit dhe të ketë më shumë ndeshje në këmbët e tij”, përfundoi trajneri gjerman. Liverpooli e kishte transferuar Shaqirin nga Stoke City në korrik të vitit 2018 për 13,5 milionë funte.

Related Posts

Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë
Sport

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon

03/09/2026
Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë
Sport

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
Manchester United, e ardhmja e sulmuesit mbetet në pikëpyetje
Sport

Manchester United, e ardhmja e sulmuesit mbetet në pikëpyetje

03/09/2026
Abissnet Superiore/ Java e tretë luhet e ndarë në tre ditë
Sport

Abissnet Superiore/ Java e tretë luhet e ndarë në tre ditë – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
Asnjë shkelje procedurash apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndryshimi i fundit tek Elbasani, sulmuesi largohet nga verdheblutë

03/09/2026
Tjetër lëvizje për të ndryshuar fatin e karrierës, Armando Broja i bashkohet Guardiolës – Balkanweb.com – News24
Sport

E prishi marrëveshjen 1-2 orë para – Balkanweb.com – News24

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon

03/09/2026
Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al