Qeveria e SHBA-së vijon mbështetjen dhe ndihmën ndaj Policisë së Shtetit përmes programit EXBS. Në Portin e Durrësit u zhvillua sot ceremonia me rastin e dhurimit të disa pajisjeve dhe mjeteve në ndihmë të punës së Policisë Kufitare.
Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë në Kufi (EXBS) është një nga mbështetësit kryesorë të Policisë Kufitare dhe Migracionit në fushën e trajnimeve, në dhurimin e mjeteve dhe pajisjeve për kontrollin e kufirit në PKK dhe mbikëqyrjes së kufirit të gjelbër dhe blu.
Pajisjet e dhuruara i përkasin kryesisht linjës së parë të kontrollit ku mund të përmendim komplete për kontrollin e dokumenteve, pasqyra për kontrollin e automjeteve, detektorë rrezatimi portative, etj ndërsa për kontrollin e vijës së dytë fiberscope, endoscope, baster, etj.
Për sa i përket pajisjeve për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër një mbështetje e konsiderueshme i është dhënë (Grupeve të Lëvizshme Operacionale) si 8 automjete 4×4 me kalueshmëri te lartë, 37 kamera termale, 32 dylbi nate e dite, jelekë antiplumb, pranga, 42 GPS me hartë, , foto pajisje personale detektorë imazherik ”SMARTDEC elektrike dore, vegla pune etj. Ndërkohë janë dhuruar pajisje për përdorim në Njësinë Speciale DELTA-Vlorë dhe në kufirin blu si ndriçues, veshje të veçanta dhe pajisje speciale.
Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë në Kufi (EXBS), në bazë të marrëveshjes për transferimin e pajisjeve, midis Departamentit te Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Byrosë për Sigurinë Ndërkombëtare dhe Zyrës për Bashkëpunimin në Kontrollin e Eksporteve, dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, i dhuron pajisjet e radhës në vlerën e 155,106.58 $
Këto pajisje do të ndikojnë ndjeshëm për Kufirin dhe Migracionin në përmirësimin strategjik të sistemit të kontrollit kufitar, me qëllim shndërrimin e territorit të Shqipërisë si të papërshtatshëm për trafiqe të paligjshme (eksport/ ri-eksport/transit, etj)