• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SHBA kërkon zgjatje të mandatit të prokurorëve të SPAK

20/12/2024
SHBA kërkon zgjatje të mandatit të prokurorëve të SPAK

Në 5 vjetorin e Prokurorisë së Posaçme, zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof përcolli mesazhin e qartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit drejtuar politikës

“Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare. Për të siguruar që SPAK të vijojë në të ardhmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejojnë të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të sukseshme kundër krimit të organizuar e korrupsionit në historinë shqiptare. Rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë dhe njohurive të tyre institucionale”

Në cerenominë e organizuar me rastin e 5 vjetorit të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kasanof garantoi se SHBA do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, por dhe punën e SPAK, ndërsa kujtoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm detyrë e SPAK.

Institucionet e tjera shqiptare duhet të tregojnë guxim e të veprojnë me pavarësi e integritet. Lufta kundër korrupsionit është detyrë e cdo qytetari shqiptar pavarësisht se ku punojnë apo kë njohin.

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se gjatë punës së tyre 5 vjeçare Prokuroria e Posaçme provoi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të jetë i privilegjuar prej tij, ndonëse puna e tyre nuk ka qenë e lehtë dhe janë përballur me kërcënime, fyerje e shpifje.

“Dhamë mesazh të qartë se drejtësia nuk ka anë e kah. Sot nuk ka zyrtarë të lartë publik të imunizuar nga drejtësia Përpjekja jonë e deritanishme nuk ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi nuk mund të zhduket brenda ditës. Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë. Me fyerje, shpifje, kërcënime ndaj nesh apo familjarëve tanë por përballë tyre jemi mbledhur bashkë si trupë e vetme kolegësh e kemi kuptuar sa e rëndësishme është pavarësia e institucionit dhe sa i vyer është integriteti I secilit nga ne. Jemi betuar për ti shërbyer vendit dhe qytetarëve shqiptarë. SPAK sot është më i fortë.” tha Dumani duke bërë një bilanc të punës 5 vjeçare.

I pranishëm në ceremoni Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof dha një mesazh të qartë.

Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare. Partnerët e huaj kërkojnë ekspertizën e SPAK. Duhet të lejohen të aplikojnë pas përfundimit të mandatit aktual.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato vlerësoi punën e SPAK në këto 5 vite, e ndërsa garantoi vijimin e mbështetjes kujtoi se ka ende punë për të bërë pasi rrugëtimi europian i Shqipërisë bazohet në rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Duhet t’i hedhim sytë edhe drejt së ardhmes, nuk duhet të flemë mbi dafina, rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duke sekuestruar e konfiskuar këto pasuri që janë vënë në formë të paligjshme”, tha Gonzato.

Në pritjen e organizuar nga SPAK me rastin e 5 vjetorin merrnin pjesë përfaqësues të politikës, të sistemit të drejtësisë, ambasadorë të vendeve mike, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

SPAK, 5 vite luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

SPAK nisi punën në vitin 2019 dhe është kthyer në një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Në këto pesë vite, SPAK ka treguar angazhim të pandërprerë për të ndjekur penalisht bosët e krimit dhe figurat e larta të korruptuara, duke sjellë përpara drejtësisë emra të rëndësishëm jo vetëm nga bota e krimit, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë.

Related Posts

Turizmi në Gjirokastër, tranzit nga Korfuzi. Historia e çiftit nga Austria (VIDEO)
Kryesore

“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

11/05/2026
Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Kryesore

Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës

11/05/2026
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi krenarë, arritëm objektivat”, Shkëndija “prenoton” Europën

“Jemi krenarë, arritëm objektivat”, Shkëndija “prenoton” Europën

11/05/2026
Eurovision 2026 nis në Vjenë: 35 shtete në garë për kurorën e muzikës

Eurovision 2026 nis në Vjenë: 35 shtete në garë për kurorën e muzikës

11/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al