Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar më shumë se 121,000 shtrime në spital për 24 orë, ky është bilanci më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet e Shëndetit në SHBA kanë regjistruar 121,235 shtrime të lidhura me virusin të hënën.
Kjo shifër e lartë pasonte po ashtu ditën e 27 rresht që SHBA tejkalon 100 mijë shtrime në spitalet Covid. Që nga e hëna në mbrëmje, SHBA ka raportuar më shumë se 19.2 milionë raste me koronavirus dhe 334.830 raste fatale, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.