• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SHBA/ Shtohen masat kundër Covid-19, ndalohet hyrja e shtetasve jo-amerikanë të cilët kanë qenë në Afrikën e Jugut

25/01/2021
SHBA/ Shtohen masat kundër Covid-19, ndalohet hyrja e shtetasve jo-amerikanë të cilët kanë qenë në Afrikën e Jugut

Administrata e Presidentit Joe Biden do të ndalojë hyrjen në vend të shumicës së shtetasve jo-amerikanë të cilët kanë qenë kohët e fundit në Afrikën e Jugut, në përpjekje për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të COVID-19, thanë zyrtarët e shëndetit publik për agjencinë e lajmeve Reuters. Duke filluar nga e hëna, zyrtarët do të ndalojnë hyrjen e pothuajse të gjithë udhëtarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Brazil, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe 26 vende të Evropës të cilat lejojnë udhëtimet nëpër kufijtë e hapur, thanë zyrtarët.
Ish-Presidenti Donald Trump kishte udhëzuar më 18 janar që kufizimet për Brazilin dhe Evropën të hiqeshin të martën, më 26 janar, por vendimi i administratës së re do ta shfuqizojë urdhrin e mëparshëm. Zoti Biden, i cili mori detyrën të mërkurën e kaluar, ka ndërmarrë një qasje agresive për të luftuar përhapjen e virusit duke kufizuar udhëtimet. Paraardhësi i tij i kishte refuzuar udhëzimet e kërkuara nga agjencitë shëndetësore amerikane.
 
Disa zyrtarë shëndetësorë janë të shqetësuar se vaksinat e tanishme mund të mos jenë të efektshme kundër variantit të Afrikës së Jugut, gjë që rrit mundësinë e ri-infektimit. Varianti i Afrikës së Jugut, i njohur gjithashtu si 501Y.V2, është 50% më infektues dhe është zbuluar në të paktën 20 vende. Zyrtarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se do të ishin të hapur për shtimin e vendeve të tjera në listë, nëse kjo është e nevojshme.
 
Varianti i Afrikës së Jugut ende nuk është zbuluar në Shtetet e Bashkuara, por të paktën 20 shtete të SHBA kanë zbuluar një variant të përhapur në Mbretërinë e Bashkuar, i njohur si B.1.1.7. Vaksinat aktuale duken të efektshme ndaj mutacioneve britanike.
Ndërkohë, zyrtarja më e lartë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky do të nënshkruajë një urdhër të veçantë të hënën që kërkon maska në të gjitha aeroplanët, tragetet, trenat, metrotë, autobusët dhe taksitë, thanë zyrtarët. Kërkesat e reja pritet të hyjnë në fuqi në ditët në vijim, thanë ata. Të martën, hyjnë në fuqi rregullat e reja që kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të paraqesin një test negativ të koronavirusit të marrë brenda tre ditëve kalendarike para udhëtimit ose provë të shërimit nga COVID-19 për të hyrë në Shtetet e Bashkuara./ VOA

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al