• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shefi i UEFA-s: Do të ketë pasoja për klubet e Superligës

22/04/2021
Shefi i UEFA-s: Do të ketë pasoja për klubet e Superligës

Presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin, ka thënë se klubet që u përfshinë në krijimin e Superligës Evropiane do t’i vuajnë pasojat për përpjekjet e tyre për ta krijuar një ligë të shkëputur. 12 klube të mëdha, Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Inter, Juventus dhe Milan ishin nënshkrues të projektit të Superligës të dielën si klube themeluese.

Por vetëm 48 orë më vonë, 10 prej tyre u tërhoqën dhe disa nga to edhe kërkuan falje publike, pas protestave dhe kundërshtimeve të mëdha nga tifozët, analistët e futbollit dhe të tjerët. I pyetur se çfarë do të ndodhë me klubet që tentuan shkëputjen nga Liga e Kampionëve përmes Superligës, Ceferin tha se ato do të përballen me pasoja.
“Do të flasim për futboll, por në ato takime, unë do të vendos se kush ulet afër meje. Dike do ta ul larg meje”, tha Ceferin. “Nëse këto klube duan të luajnë në garë tonë përsëri, ato duhet të na u afrohen neve dhe ne do të vlerësojmë se çfarë do të ndodhë, por nuk dua të flas në hollësi, sepse ende jemi në bisedime me ekipin tonë ligjor”, theksoi ai.
Shefi i futbollit evropian shtoi: “Shumë gjëra ndodhën në 24 orët e fundit pas kongresit. Pres më shumë lajme deri të premten. Mendoj se ata që po pretendojnë të jenë plotësisht të qetë në këtë situatë nuk po e tregojnë të vërtetën. Kjo situatë është e komplikuar për ekipet dhe jo për UEFA-n, e cila e ka mbështetjen e 244 ekipeve nga 247.
“Pra, tani ne presim që të gjithë t’i kuptojnë gabimet e tyre dhe t’i vuajnë pasojat. Për këtë flasim javën e ardhshme”, shtoi ai. Tri prej këtyre klubeve, Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City janë ende në garë në Ligën e Kampionëve. Por Ceferin tha se ka pak gjasa që ndeshja gjysmëfinale mes Chelseat dhe Real Madridit të mos zhvillohet.
“Kryesorja është se ky sezon ka filluar tashmë, prandaj transmetuesit do të na ndiqnin për dëme nëse nuk lejojmë zhvillimin e këtyre gjysmëfinaleve”, tha Ceferin. “Prandaj, ekziston vetëm një mundësi shumë e vogël që kjo ndeshje të mos luhet javën e ardhshme”, shtoi ai.

Related Posts

ZYRTARE/ Tetova e mbyll me Egnatian, largohet pas tre viteve, por premton sërish titullin
Sport

Largimi nga Egnatia, Tetova: Një pjesë e zemrës mbetet aty, ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë…

05/05/2026
Bayern, Kompany nuk ul përqëndrimin: Të luajmë të fokusuar 100% ndaj Atalantës
Sport

Bayern do përmbysjen ndaj PSG, Kompany: Champions i vështirë, bëjmë më të mirën!

05/05/2026
Partizani merr vendimin për vijimin e përgatitjeve, nuk ndryshon vend pasi rikthehet në Tiranë
Sport

“Final 4” iluzion për Partizanin? Tani duhen golat dhe një fitore e thellë ndaj Dinamos

05/05/2026
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Qetësi te Dinamo, ndaj Vorës rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm

05/05/2026
Zyrtare, ish-trajneri i Dortmund firmos në La Liga
Sport

Zyrtare, ish-trajneri i Dortmund firmos në La Liga

05/05/2026
FORMULA 1/ Spektakli në Majemi, nga torta në fytyrë te Leo Mesi në bokse
Sport

FORMULA 1/ Spektakli në Majemi, nga torta në fytyrë te Leo Mesi në bokse

05/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ Tetova e mbyll me Egnatian, largohet pas tre viteve, por premton sërish titullin

Largimi nga Egnatia, Tetova: Një pjesë e zemrës mbetet aty, ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë…

05/05/2026
Bayern, Kompany nuk ul përqëndrimin: Të luajmë të fokusuar 100% ndaj Atalantës

Bayern do përmbysjen ndaj PSG, Kompany: Champions i vështirë, bëjmë më të mirën!

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al