• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shell tërhiqet përfundimisht nga “Blloku 4”; Do të likuidojë degën në Shqipëri në 2025-n

06/02/2025
Shell tërhiqet përfundimisht nga “Blloku 4”; Do të likuidojë degën në Shqipëri në 2025-n

Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera të nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe po konsideron ndërprerjen përfundimtare aktivitetit në vendin tonë.

Në pasqyrat e audituara për vitin financiar 2023, të publikuara me vonesë vetëm në fillim të këtij viti, kompania Shell Albania Block 4 B.V.- Dega Shqipëri shprehet se “gjatë muajve të parë të vitit 2024 …drejtimi i Degës ka vlerësuar situatën e operacioneve në Shqipëri. Bazuar në vendimin e marrë nga menaxhimi, nuk ka asnjë synim për të vazhduar aktivitetin e saj të biznesit për një të ardhme të parashikueshme. Drejtimi vlerëson se likuidimi i Degës do të fillojë përgjatë vitit 2025,” thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të kompanisë.

Shell Albania Block 4 B.V. është kompania që menaxhon kërkimet në Bllokun 4 të kërkimeve të naftës në Shqipëri, Bllok që shtrihet në zonën Jugore dhe Juglindore të vendit. Kompania i përfitoi të drejtat e kërkimit në këtë zonë me Vendimin e Këshillit të Ministrave të qershorit 2018.

Kontrata parashikonte tre periudha eksplorimi, të cilat në total parashikoheshin të zgjasnin për shtatë vite. Duke marrë parasysh ndërprerjet e shkaktuara nga përhapja mbarëbotërore e pandemisë Covid-19 dhe paqëndrueshmërinë e tregut të energjisë, në vitin 2022 Shell vendosi të pezullonte kërkimet në Bllokun 4, për një afat kohor prej jo më shumë se dy vjetësh.

Por, vitin e kaluar drejtuesit e kompanisë kanë arritur në vendimin që kompania do të zgjedhë të mos hyjë në Periudhën e Dytë të Kërkimit dhe të ndërpresë përfundimisht operacionet në Bllokun 4.

Deri në fund të 2023, Shell Albania Block 4 B.V. raportonte në bilanc humbje të akumuluara për rreth 25 milionë euro, kryesisht shpenzime të kryera për kërkim nafte.

Shell Upstream, drejt largimit me 1.1 miliardë euro humbje

Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe kompania më e madhe, Shell Upstream Albania B.V.- Dega Shqipëri, që menaxhon operacionet kryesore të kërkimit të naftës në Shqipëri dhe kryesisht puset e zonës së Shpiragut.

Në pasqyrat financiare të vitit 2023, menaxhimi ka vendosur të mos e konsiderojë më degën në Shqipëri si një aktivitet në vijimësi.

Gjithashtu, kompania ka vendosur të zhvlerësojë puset e kërkimit të naftës për një vlerë totale prej më shumë se 500 milionë eurosh. Zhvlerësimi i një aktivi me fjalë të thjeshta nënkupton njohjen e tij si humbje. Në rastin konkret, zhvlerësimi i puseve tregon se Shell Upstream Albania nuk ka pritshmëri që do të mund të nxjerrë dhe të tregtojë naftë prej këtyre puseve, për të përfituar një vlerë ekonomike prej tyre.

Zhvlerësimi i këtyre aktiveve ka sjellë një humbje para tatimit në vlerën rekord të 54.8 miliardë lekëve për vitin 2023. Në total, Shell Upstream Albania raportonte në bilanc rreth 108.6 miliardë lekë humbje të akumuluara, që me kursin e sotëm përkthehen në afërsisht 1.1 miliardë euro.

“Në fillim të vitit 2024, testet në Shpirag-5 përfunduan me një rezultat që këshillonte kundër vazhdimit të vlerësimit. Duke ndjekur vendimin e drejtimit të Shell Upstream Albania për të përfunduar testin e pusit Shpirag-5 dhe për të mos nisur menjëherë aktivitetin e radhës, kompania aktualisht po vlerëson opsionet e ndryshme për të ardhmen e aktiveve të Bllokut 2-3. Zhvlerësimi i aktiveve në llogaritë e kompanisë u shkaktua nga vendimi i lartpërmendur, pasi deri më sot opsionet për të siguruar vijimësinë nuk janë maturuar për të provuar tregtueshmërinë dhe/ose rikuperimin e vlerës së aktivit… Në këtë këndvështrim, drejtimi nuk e konsideron më Degën si një aktivitet në vijimësi dhe për këtë arsye i ka përgatitur pasqyrat jo në bazë të parimit të vijimësisë” thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të Shell Upstream Albania.

Madje, në fund të pasqyrave financiare kompania shprehet se “drejtimi ka pritshmëri të arsyeshme që financimet për përmbushjen e provizionit për çmontim dhe restaurim si dhe për detyrime tregtare dhe të tjera do të sigurohen në të ardhmen nga Shell Treasury në Londër, bazuar në politikën e brendshme të Grupit Shell.”

Kjo lë të kuptohet pritshmërinë për ndërprerjen përfundimtare të operacioneve të Shell në Shqipëri./ Monitor

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

13/03/2026
Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al