• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Shembja e LSI’ në pak javë u larguan 29 këshilltarë

28/03/2018
Aleanca PD-LSI në Gjirokastër, flet Kryemadhi: Veprimi i duhur! Mund të kemi kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale

Dezertimet masive në radhët e këshilltarëve, gjatë katër muajve të fundit, janë një goditje e dyfishtë për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Përpos humbjes së shumicës në këshillat e bashkive më të mëdha në vend, ikja e këshilltarëve pritet të dobësojë LSI në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nga 29 këshilltarë që kanë braktisur deri më sot LSI, për t’i bashkuar PS, tetë prej tyre kanë kryesuar listën e këshilltarëve të LSI në bashkitë përkatëse. Jo rastësisht, LSI u kishte besuar këtyre pesë këshilltarëve detyrën dhe përgjegjësinë kryesore në zgjedhjet lokale të 2015, duke i vendosur në krye të listave. Renditja e kandidatëve në zgjedhjet për këshillat bashkiake bëhet nga partitë politike sipas peshës dhe rëndësisë së kandidatëve.

Largimet e rëndësishme
Agim Kraja, pjesë e grupit të këshilltarëve që kaluan me Partinë Socialiste, rezulton në krye të listës fituese të këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu, anëtarja e këshillit bashkiak në Durrës, Adriana Hatellari, e cila bashkoi votat me PS, rezulton në krye të listës së këshilltarëve të LSI. Kryesuesja e listës së këshilltarëve të LSI në Fier, Drita Sauli, ka braktisur patinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi, duke iu bashkuar PS. Artimida Luci, e cila ka kryesuar listë e këshilltarëve të LSI në Vlorë, i është bashkuar PS.

Besmira Xhaferri, e cila figuron në krye të listës së këshilltarëve të LSI në këshillin bashkiak të Belshit i është bashkuar gjithashtu Partisë Socialiste. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe në Shkodër dhe Gjirokastër. Adrian Hyska, kryesues i listës së këshilltarëve të LSI në Gjirokastër vendosi t’i bashkohet PS. Po ashtu, Elton Radovani, në krye të listës së këshilltarëve të LSI Shkodër, iu bashkua disa ditë më parë Partisë Socialiste. Edhe Albert Lilo, i cili ka kryesuar listën e këshilltarëve të LSI në Devoll, ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Dezertimet, arsyet dhe pretendimet e palëve
Që nga fundi i vitit 2017, në mënyrë të organizuar dhe masive, grupe këshilltarësh të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në bashki të ndryshme të vendit, po i bashkohen në bllok Partisë Socialiste. Lëvizjet e para përkojnë me afrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike, por kalimi i këshilltarëve nga LSI tek PS është intensifikuar ditët e fundit, pa ndonjë shkak të dukshëm, duke trazuar arenën politike. Pothuajse çdo ditë, një grup i ri këshilltarësh të LSI, lexon një letër publikisht dhe deklaron kalimin tek PS.

Motivet e shpallura nga këshilltarët për të justifikuar largimin vijojnë që nga lidhjet e PD me rusët, çizmja e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, pozicionin e LSI kundër reformës në drejtësi etj. Përfaqësues të Partisë Socialiste konfirmojnë argumentet e shprehura nga vetë këshilltarët si arsye reale për largimin e tyre nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe bashkimin e PS. Ndërkaq, përfaqësues të LSI pretendojnë se largimet janë një skenar i përgatitur nga Partia, Socialiste për zhvendosjen e vëmendjes nga keqqeverisja, pasi sipas LSI largimet kanë ndodhur më parë dhe se nuk qëndron argumenti i lobimit rus./Shqiptarja

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

25/12/2025
Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al