• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shembja e manastirit në Sarandë, reagon Instituti i Monumenteve të Kulturës

08/06/2017
Shembja e manastirit në Sarandë, reagon Instituti i Monumenteve të Kulturës

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka reaguar për shembjen e manastirit të Shën Thanasit në fshatin Leshnicë të Sarandës. Përmes një komunikate sqarohet dinamika e ngjarjes dhe përpjekja e këtij institucioni për të siguruar fonde për restaurim të objektit. Më poshtë deklarata e plotë:

Instituti i Monumenteve të Kulturës në zhvillimin e aktiviteteve të tij funksionale, në vitin 2014 ka realizuar evidentimin e gjendjes në terren dhe inventarizimin e rreth 2134 objekteve monument kulture, përfshirë 235 objektet e kultit.

Në këtë vlerësim të situatës u përcaktua lista e objekteve me risk të lartë dëmtimi strukturor, ku kisha e Shën Thanasit në Leshnicë bën pjesë së bashku me Kishën e Mesopotamit në Delvinë, Kishën e Labovës së Kryqit, Kishën e Shën Thanasit në Karavasta, Kishën e Ristozit në Mborje, kishat e Voskopojës etj.

Pozicionimi në këtë listë të objekteve në rrezik mundëson prioritarizimin e realizimit të ndërhyrjeve si dhe përcaktimin e nevojave për investime. Gjatë këtyre viteve, krahas proceseve të mirëmbajtjes sistematike, konsolidimit të strukturave, Ministria e Kulturës dhe qeveria, sipas prioriteteve siguroi fondet për investimet përkatëse dhe realizimin e punimeve në Kishën e Labovës së Kryqit, Kishën e Shën Thanasit në Karavasta, Kishën e Ristozit në Mborje, kishat e Voskopojës,  etj.

Përsa i përket kishës së Shën Thanasit në Leshnicë, e cila gjatë dekadave kishte pësuar degradime të rënda në të gjithë elementët strukturorë përbërës të saj dhe asnjë ndërhyrjeje të mëparshme, janë kryer inspektime dhe ndërhyrje përforcuese.  Gjatë inspektimeve të kryera në 2014 -2016 u konstatua se pavarësisht ndërhyrjeve me qëllim stabilizimin e strukturës të kryera efektivisht nga DRKK Vlorë në këtë kishë, nevoja për investime të konsiderueshme mbeti prioritare. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka realizuar disa punime mirëmbajtjeje dhe konsoliduese në struktura dhe pikturë murale gjatë viteve 2014-2016. Konkretisht janë kryer ndërhyrje si: pajantimi i mureve më të rrezikuara, prerja e pemëve të rritura që kishin mbirë mbi kupolën e objektit dhe injektimi i rrënjëve në strukturën e objektit, sigurimi i objektit në vijim të heqjes së bimësisë dhe  sigurimi i pikturave murale. Në këto kushte IMK dhe DRKK Vlorë hartuan projektin e emergjencës në shkurt 2017 me vlerën 1 milion lekë të reja dhe janë në proces ngritje fondesh për financimin e tij.

Projekti i restaurimit tërësor të objektit është në proces që prej 2016 dhe po realizohet me profesionalizëm të lartë në mënyrë që të rindërtohet pjesa e demtuar e kishës dhe të rekuperohen vlerat e rralla të saj.

Pavarësisht masave përforcuese të marra, fatkeqësisht, gjatë tërmetit të fuqishëm të shkurtit 2017 me epiqendër ne Janinë, ra një pjesë e çatisë dhe mureve të kishës.

Aktualisht, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë së bashku me Sektorin e Sarandës kanë sistemuar të gjithë elementët e materialeve të objektit në mënyrë që të ripërdoren gjatë realizimit të projektit të restaurimit të objektit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës mbeten të dedikuara në punën vështirë të ruajtjes dhe restaurimit të pasurive kulturore në mbarë territorin e Shqipërisë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al