• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shërbimi zjarrfikës në Gjirokastër, shumica e bashkive të qarkut s’kanë mjete për shuarjen e zjarrit

27/07/2018
Gjirokastër, i ‘vihet flaka’ shtëpisë së Enver Hoxhës (FOTO)

Parkimet në qytet janë kthyer në problem për mjetet zjarrfikëse pasi nuk lejojnë hyrjet e tyre në lagjet historike në rast emergjence. Sipas kreut të shërbimit zjarrfikës Kujtim Bizhga në prag të stinës së zjarreve shumica e bashkive të qarkut të Gjirokastrës nuk kanë mjete dhe logjistikë të mjaftueshme për të përballuar situatën.

Shumë biznese kanë territor të rrethuar me shkurre dhe pamundësi për hyrjen e mjeteve. Sipas Bizhgës vetëm gjatë muajit të fundit u regjistruan 3 zjarre në banesa të trea prej rrjedhjes së gazit për gatim nga bombola të pacertifikuara.

Gjatë një takimi për masat që do t’i paraprijnë stinës së mundshme të zjarreve përfaqësuesit e shërbimeve zjarrfikëse nga Tepelena, Memaliaj, Përmeti, Këlcyra e Libohova folën për mungesë logjistike, stafi, pajisjesh, mjetesh madje dhe mungese mjedisesh shërbimi siç ishte rasti i bashkisë Këlcyrë ku zjarrfikësit thanë se mjedisi i tyre i punës janë mjetet private. Në Përmet zjarrfikësit kanë mungesa edhe në veshje, sëpata, fikse ndërsa edhe radiot për komunikim janë jashtë funksionit.

Shërbimi zjarrfikës në Tepelenë megjithëse pa mjete dhe po mbulon edhe bashkinë e Memaliajt ku ende nuk është organizuar si do të veprojë ky shërbim.

Gjatë takimit të shtabit të emergjencave kreu i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura vuri në pah shtimin e territorit nën administrim të kësaj Agjencie pas shpalljes së Zagories park natyror kombëtar.

Me një personel të kufizuar prej 20 vetësh dhe disa parqe kombëtare Agjencia sipas tij vështirësohet në kryerjen e funksionit. Situata komplikohet edhe nga mangësitë që shërbimet zjarrfikëse kanë në shumicën e territorit si dhe rrugët e vështira të paarritshme nga mjetet drejt zonave të mbrojtura.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mitaj mund Zhegrovën, Juve turpërohet nga Genoa

Mitaj mund Zhegrovën, Juve turpërohet nga Genoa

29/10/2026
Bayern argëtohet në Kupë, gola pa limit ndaj Magdeburg

Bayern argëtohet në Kupë, gola pa limit ndaj Magdeburg

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al