POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 71 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin B. H., 69 vjeç, e ka kanosur duke hedhur drejt tij, sende të forta (tulla). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.