Një lajm nga kronika e zeze, vjen nga vendi fqinj, Italia. Pas një sherri në orët e vona të natës, një i ri shqiptar është qëlluar me armë zjarri.
Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçari është qëlluar pas një konflikti me disa persona të tjerë, që mendohet të jenë edhe ata shqiptarë. Mësohet se plumbi e ka kapur te riun në këmbë dhe fatmirësisht ai është jashtë rrezikut.
Perplasja ka ndodhur në Tortoreto të Italisë rreth orës 01:30 të mëngjesit, pas një debati mes tij dhe autorëve, që më pas ka degjeneruar në të shtëna armësh.
Vetë i riu ka thënë se nuk i ka fiksuar ata që e qëlluan. Ndërkohë që policia po heton lidhur me ngjarjen dhe ka marrë edhe kamerat e sigurisë.








