Konflikti mes Ilir Vrenozit dhe Armir Shahinit (Mirit) vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”. Pas deklaratave të forta të bëra publikisht, ku Iliri pretendoi se ishte kërcënuar nga ish-finalisti, së fundmi kanë reaguar edhe dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm në momentin e tensionit.
Të ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, ish-banorët Seno Fishta dhe Armir Tola kanë dhënë versionin e tyre mbi atë që ndodhi jashtë vëmendjes së publikut, në një përpjekje për të sqaruar situatën dhe për të ulur tonet e debatit.
I pyetur nëse kemi të bëjmë me një kërcënim real apo një keqkuptim, Seno Fishta theksoi se gjithçka nisi nga një hatërmbetje e heshtur e Mirit. Sipas tij, kjo gjendje u përplas me natyrën impulsive të Ilirit, duke çuar në përshkallëzimin e situatës.
“Varet se si e ka marrë Iliri sepse ka patur disa ditë që Miri po e linte të kuptonte se ‘pse nuk më ke mbështetur mua?’. Po ia thoshte me disa gjeste, me disa shenja. Po Iliri është shumë impulsiv dhe ka momente që shprehet,” – u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Armir Tola, i cili ka qenë prezent gjatë përplasjes, tregoi se ka ndërhyrë për të qetësuar situatën duke komunikuar me të dy palët. Ai siguroi publikun se nuk ka vend për shqetësim.
“Unë kam folur me të dy dhe mbrapa. Është çështje momentale, nuk do të ndodhë asgjë, edhe nëse duan të ndodhë gjë prapë do ua bllokoj unë. Kështu që të jeni të sigurt se nuk do ndodhë asgjë në këtë rast.”
The post Sherri Miri–Ilir, del prapaskena që nuk u pa në BBV5 appeared first on iconstyle.al.









