• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shifra alarmante/ Për tre muaj, numri i vrasjeve me dashje rritet me 50%

27/04/2018
Shifra alarmante/ Për tre muaj, numri i vrasjeve me dashje rritet me 50%

Instituti i Statistikave raportoi sot se, në tremujorin e parë 2018, janë evidentuar gjithsej 7.909 vepra penale, duke shënuar një rritje me 5,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Numri i vrasjeve me dashje të evidentuara, në tremujorin e parë 2018, arriti në 12 persona me një rritje 50% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për grupveprën penale “Vrasje mbetur në tentativë”, në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 8 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 33, duke shënuar një rënie me 19 vepra, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjeje. Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 13 krime seksuale, rreth 16 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, raporton INSTAT.

Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 428 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 6,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat penale se prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve. Tremujori i parë 2018 shënon vetëm 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, 5 më pak krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Në këtë periudhë janë evidentuar 58 vjedhje të automjeteve, me një rënie prej 32,6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e parë 2018, është 182, duke shënuar një rritje me 24,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje banese, në tremujorin e parë 2018, është 307, duke shënuar rritje me 2,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë janë evidentuar 20 vjedhje, duke shpërdoruar detyrën, rreth 10 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Numri i grupveprës penale vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e parë 2018, është 99, duke shënuar një rënie me 10 vepra, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e parë 2018 është 473, duke shënuar një rritje me 16,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar gjithsej 7.427 autorë të veprave penale, duke shënuar rritje me 5,9% krahasuar me tremujorin e parë të 2017. Numri i autorëve për grupveprën vrasje me dashje, në këtë tremujor është 19, rreth 13 autorë më shumë të evidentuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë numërohen 38 autorë të evidentuar për grupveprën vrasje mbetur në tentativë, si në tremujorin e parë 2018 dhe 2017. Numri i autorëve për vepra penale të rënda kundër pasurisë, në tremujorin e parë 2018, është 29, duke shënuar rënie me 42 autorë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017. Në këtë periudhë janë evidentuar 13 autorë për grupveprën krime seksuale, duke shënuar rënie me 17 autorë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i autorëve për krime në fushën e drogës, në tremujorin e parë 2018, është 514, duke shënuar një rënie me 13,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për veprën vjedhje të automjeteve, në këtë tremujor janë evidentuar 13 autorë, tre autorë më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 151 autorë për veprën vjedhje lokale tregtie, rreth 37 autorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i autorëve për vjedhje banese, në tremujorin e parë 2018 është 155, duke shënuar rënie me 2,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për veprën vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, në këtë tremujor janë evidentuar 20 autorë, rreth 13 autorë më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Numri i autorëve për grupveprën vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e parë 2018 është 73, duke shënuar një rënie me 13 autorë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për veprën shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, në këtë tremujor janë evidentuar 453 autorë, rreth 62 autorë më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al