• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shifra alarmante/ Shtesa e popullsisë së Shqipërisë për herë të parë negative, që nga koha e Zogut në 1923

14/05/2018
Dramatike ajo që ndodh me popullsinë e Shqipërisë. OKB thotë se do të katandisemi me 860 mijë banorë

Të dhënat demografike po sinjalizojnë një situatë alarmante më shumë se ajo që pritej në zhvillimet e popullsisë në tremujorin e parë të vitit 2018. Shtesa e natyrore për herë të parë ka hyrë në territor negativ të paktën qysh nga viti 1923 kur u bë censusi i parë zyrtarë i popullsisë, në kohën e Mbretit Zog. Që nga ajo kohë popullsia Shqipërisë ka njohur vetëm rritje duke mos u ndalur edhe në kohën e luftës së dytë botërore, për të ndryshuar kah vetëm këtë vit (Shiko grafikun më poshtë).

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për herë të pare vdekjet ishin me shumë se lindjet në tremujorin e parë të vitit. Gjatë tremujorit të parë 2018 lindën 5,669 persona dhe vdiqën 5,954, duke bërë që personat që u ndanë nga kjo jetë të ishin 285 më shumë se numri i foshnjave që erdhën në jetë. Emigracioni i lartë dhe numri i pakët e lindjeve duket se kanë po e çojnë rënien e popullsisë në pikiatë më shumë se parashikimet.

Projeksionet e popullsisë 2011-2031 sipas skenarit të mesëm prisnin që shtesa natyre e popullsisë të ishte në nivel negativ në vitin 2023, ndërsa varianti optimist priste që shtesa natyrore të ishte negative në vitin 2028. Por zhvillimet reale tregojnë se në të vërtetë ecuria e popullsisë në këtë mënyrë nuk është parashikuar as nga varianti me pesimist i eksperteve të demografisë. Popullsia e vendit është futur në një tranzicion të vështirë që në kohën e perandorisë ku datojnë të dhëna zyrtare për popullsinë.

Statistikat e para zyrtare të popullsisë për Shqipërinë ishin regjistrimi i vitit 1923, kur vendi kishte gjithsej 823,000 banorë. Rritja e popullsisë u përshpejtua nga shpallja e pavarësisë në vitet 1912-1944 në 0.7% në vit. Kjo ishte pjesërisht për shkak se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të lindjeve dhe shkallën më të ulët të vdekjeve në Evropë në atë kohë. Pas Luftës së Dytë Botërore, politikat e rritjes së popullsisë të ndjekur nga qeveria komuniste dhe një jetëgjatësi e madhe, nxitën një rritje vjetore prej 2.5 për qind për 45 vitet e ardhshme . Pas viteve 1990, popullsia tregoi një rënie mesatare prej rreth 0.3 për qind në vit, shkaktuar nga emigrimi. Në regjistrimin e vitit 2001, popullsia u zvogëlua në 3.023.000 nga afërsisht 3.3 milion në vitin 1990. (shiko më poshtë grafikun e ecurisë së popullsisë 1950-2015)

Numri i lindjeve në tremujorin e parë 2018 rezulton 5.669, duke shënuar një rënie prej 18,0 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Numri i vdekjeve në tremujorin e parë 2018 rezulton 5.954, duke shënuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017, teksa shtesa natyrore shënoi rënie me 285 persona. Shtesa natyrore e popullsisë në 2011 ku u bë censusi i fundit ishte 15,761 individë, teksa në 7 vite më pas përkeqësimi ka qenë shumë i lartë. Në vitin 1990 shtesa natyrore e popullsisë ishte mbi 63 mijë persona.

Nëse marrin në konsideratë emigracionin atëherë rënia e popullsisë në vendit tonë do të jetë më e shpejtë se të gjitha parashikimet edhe me pesimiste. Nëse kufijtë do të ishin të mbyllur për 20 vitet e ardhshme, numri i lindjeve do të ishte rritur edhe më shumë deri në vitin 2020 në krahasim me parashikimin nga skenari i rritjes së lartë pavarësisht nivelit të ulët të lindshmërisë. Emigrimi i vazhdueshëm dhe lindjet e pakta do ta rëndojnë këtë efekt strukturor në kufizimin e rritjes natyrore në të ardhmen. Migrimi ndërkombëtar neto manifeston një tendencë të kundërt me rritjen natyrore.

Situata nuk duket optimiste edhe sipas OKB-së. Organizata e Kombeve të Bashkuara në parashikimin e saj për popullsinë shqiptare sipas normës së fertilitetit parashikonte në Variantin pesimist që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht./ Monitor

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

08/12/2025
Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

Realizoi një “dopietë” fantastike, Ernest Muçi: Ëndërrojë për gjëra të mëdha (VIDEO)

08/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al