• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SHIFRAT/ Milionerët e Shqipërisë, Uzuni dhe Mihaj fitojnë rroga marramendëse në MLS. Të dyve iu rritën pagat në 2026

13/05/2026
VIDEO/ Eurogol me Austin, por VAR “i prish” festën Myrto Uzunit

Myrto Uzuni dhe Enea Mihaj me kuptimin e plotë të fjalës “kanë gjetur Amerikën”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zbarkuar në MLS që vitin e kaluar dhe përveçse po luajnë në një kampionat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet e shikueshmëri, edhe po shpërblehen me shifra të majme atje. Këtë e konfirmojnë pagesat që kanë përfituar të dy lojtarët sipas të dhënave zyrtare që janë publikuar në SHBA.

Më i paguari padyshim mbetet Myrto Uzuni. Sulmuesi i Austin, ka në vitin 2026 një rrogë bazë prej 1,6 milionë dollarësh, ndërsa ka minimalisht të garantuara deri në fund të sezonit 2,3 milionë dollarë nga klubi i tij, me shifrën që mund të rritet me bonuse e arritje të tjera. Kjo është një rritje në krahasim me shifrat e një viti më parë, ku rroga e tij bazë ishte pak mbi 1,5 milionë doillarë dhe të garantuar kishte 2,22 milion dollarë.

Edhe Enea Mihaj paguhet me shifra të konsiderueshme tek Atlanata Junajtid. Për vitin 2026, paga e tij bazë është 1,21 milionë dollarë me 1,55 milionë dollarë të garantuara në fund të sezonit. Edhe ai ka pësuar rritje në krahasim me një vit më parë, ku rroga bazë ishte 1,03 milionë dollarë dhe fitimi i garantuar ishte 1,37 milionë dollarë.

Përveç tyre, në MLS këtë vit aktivizohet edhe i riu i talentuar Adri Mehmeti, i cili është bërë pjesë e ekipit të parë të Nju Jork Red Bulls. Edhe për mesfushorin e ri është publikuar paga që merr. Për të, rroga bazë e vitit është pak më shumë se 113 mijë dollarë, me rreth 159 mijë dollarë të garantuara deri në fund të sezonit. Por për djaloshin 17-vjeçar, është e sigurt se kjo shifër do të rritet ndjeshëm në vitet e në vijim, nëse vazhdon të paraqitet ashtu siç ka bërë në këto javë të para të sezonit në MLS.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria
Sport

Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria

27/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos

27/09/2026
Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid

27/09/2026
UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas Bjellorusisë, nesër niset drejt San Marinos – Balkanweb.com – News24

27/09/2026
Liga e Kombeve/ Kroacia “thyhen” Çekinë, fitore të thella për Zvicrën dhe Finlandën
Sport

Liga e Kombeve/ Kroacia “thyhen” Çekinë, fitore të thella për Zvicrën dhe Finlandën

27/09/2026
Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Liga e Kombeve/ Performancë bindëse e kuqezinjve, Asllani me notën më të lartë, ja më pak i vlerësuari sipas “Sofascore” (FOTO)

27/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet furgoni me kanabis në Kakavijë, arrestohen burrë e grua (Emrat)

Kapet furgoni me kanabis në Kakavijë, arrestohen burrë e grua (Emrat)

27/09/2026
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgjeve të Greqisë dhe arratisjeve spektakolare

27/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al