Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër, ka konfiskuar 21 kg mish në Përmet, duke kapur në flagrancë tregtarin, Astrit Liçaj i cili kryente therje të jashtëligjshme, në një ambient të paregjistruar (në oborrin e shtëpisë së tij). Ajo që bie në sy nga fotot e shpërndarja nga AKU Gjirokastër, janë kushtet higjeno-sanitare tejet skandaloze në të cilat therej mishi dhe më pas tregtohej. Vec mishit AKU i sekuestroi tregtarit edhe veglat e punës: 3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela. Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës (3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela.), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.










