• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkaqet/ Pse po rikthehet emigracioni në qarkun Gjirokastër

16/05/2017
Shkaqet/ Pse po rikthehet emigracioni në qarkun Gjirokastër

Kriza ekonomike po rikthen emigracionin në Qarkun e Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin. Popullsia po zvogëlohet sërish në Jug të Shqipërisë duke thelluar braktisjen e mjaft zonave rurale dhe për rrjedhojë shtimin e tokave të papunuara dhe thellimin e varfërisë.

Zëvendësimi i ekonomive të vogla me plantacionet e marijuanës i ka dhënë një goditje të fortë sidomos sektorit bujqësor dhe atij blektoral. Ndërkohë sektori i ndërtimit është frenuar plotësisht pas disa viteve kur ndërtimi i apartamenteve krijoi një gjendje “stoku” sidomos në qytetin e Gjirokastrës.

Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave në Shqipëri flet për rënien më të madhe të popullsisë në nivel kombëtar në këtë Qark për periudhën 2011-2015. Ndërsa në vitin 2011 Qarku i Gjirokastrës numëronte 76.563 banorë, në vitin 2012 kjo shifër shkoi në 74.168 banorë dhe në vitin 2015 në 71.257 banorë.

Sipas të dhënave zyrtare Qarku numëronte në vitin 1990 rreth 159.000 banorë, ndërsa në vitin 2003 rreth 166.000 banorë. Instituti i Statistikave parashikon vijimin e kësaj rënie edhe në vitet që do të vijnë.

“Rënia më e shpejtë e popullsisë pritet të ndodhë në Qarqet e Kukësit dhe Dibrës në veri të vendit dhe në qarkun e Gjirokastrës në jug. Në këto qarqe popullsia pritet të zvogëlohet me rreth 30 % deri në vitin 2031”, thuhet në raportin e INSTAT.

Largimi i popullsisë po pasyron edhe një rënie të dëndësisë së banorëve. Kështu Qarku i Gjirokastrës së bashku me Qarkun e Kukësit në verilindje shënojnë edhe dendësinë më të ulët në territorin e Shqipërisë, rreth 25 banorë për km2, në vitin 2015.

Kriza më e madhe në sektorin e ndërtimit

Të dhënat e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë e Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës flasin për një frenim të ndërtimeve në Qarkun e Gjirokastrës.

Kështu sipas INSTAT përgjatë pesë viteve janë dhënë vetëm 78 leje për ndërtime të reja nga të cilat 68 në vitin 2011 dhe më pas ky numër ka ardhur duke u reduktuar ndjeshëm me nga 3 leje dhe një leje ndërtimi në vit.

Ndonëse në këto rajone nuk kanë munguar ndërtimet informale të dhënat e INSTAT dëshmojnë se edhe për këtë periudhë ka vijuar procesi i shkeljeve të ligjit dhe ndërtimet pa kriter. Në numrin e lejeve për ndërtime të reja pjesën më të madhe e zënë ato për banesa (56) ku vetëm në vitin 2011 u miratuan 49 leje ndërsa në vitet e tjera ndërtimi banesave të reja u frenua gati plotësisht.

Gjirokastra njeh një “stok” ndërtimesh që përllogaritet mbi 1.000 apartamente të pashitura të cilat e kanë futur këtë sektor në krizë edhe për vitet e ardhshme. Sipas analistëve të ekonomisë frenimi i dërgimit të kursimeve të emigrantëve, rënia e biznesit dhe thellimi i papunësisë ulën në rajon ofertën për blerjen e apartamenteve të reja. Edhe ato pak shitje vijnë nga të ardhurat informale dhe kryesisht nga kultivmi dhe shitja e marijuanës,vërejnë analistët e ekonomisë

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Yamal i shpëton në limite, Barça vuan ndaj Newcastle, por Flick premton: Në Camp Nou do jetë ndeshje tjetër

Yamal i shpëton në limite, Barça vuan ndaj Newcastle, por Flick premton: Në Camp Nou do jetë ndeshje tjetër

11/03/2026
“Nuk e prisja këtë rezultat”, Kompany përkëdhel dyshen Diaz-Olise. Palladino pa fjalë: Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë

“Nuk e prisja këtë rezultat”, Kompany përkëdhel dyshen Diaz-Olise. Palladino pa fjalë: Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al