Këshilli i Ministrave shkarkon Drejtorin e Përgjithshëm i AKU-së, Dritan Sejko
Në vend të tij është emëruar Agim Ismaili.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Sejko u emërua në postin e kreut të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në shtator 2016. Pas kësaj lëvizje pritet edhe shkarkimi i drejtorëve të tjerë të AKU-së nëpër qarqe.









