Burgjet nuk po gjejnë paqe. Sot është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani. “BalkanWeb” mëson se shkarkimi i kreut të Burgjeve ka ndodhur për çështjen e Ervis Martinaj. Policia e Burgjeve nuk arriti ta marrë Martinaj nga spitali Amerikan 2 ku ndodhet i shtruar për shkak të plagëve që ka marrë.









