Një tjetër drejtor i rëndësishëm i LSI-së është shkarkuar nga posti që mban. Mësohet se Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, Arsim Rama është shkarkuar nga detyra.
Arsim Rama është vëllai i një prej eksponentëve kryesorë të LSI-së, siç është Luan Rama. Ditët e fundit ka patur shkarkime nga radhët e njerëzve të LSI-së edhe në qytete të tjera të vendit. Pritet që vala e shkarkimeve të vijojë.








