Një 39 vjecar është arrestuar nga policia për vjedhje, por ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit.
Mësohet se E.M 39 vjec, është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.
Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni. Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë, sipas bluve, qëllimi i 39 vjecarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.
Ermir Myrtaj rezulton me precedente penale per “vrasje” dhe “vjedhje”. Ne vitin 2009 ai ka vrare me thike vellane e tij Laze Myrtaj, 30 vjec per te cilen u denua 8 vjet burg. Ngjarja ndodhi atehere ne fshatin Gjashte, Sarande ku banon Myrtaj. Madje ne portofol sot ju gjet karta e identitetit te vellait te vrare