• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkon të vrasë avokatin e të vëllain, prokurori i Gjirokastrës e shpëton nga dënimi përmes amnistisë (VIDEO)

19/11/2024
Shkon të vrasë avokatin e të vëllain, prokurori i Gjirokastrës e shpëton nga dënimi përmes amnistisë (VIDEO)
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka arritur të zbulojë një fakt domethënës që nxjerr automatikisht të pavlefshme të gjithë procedurën e prokurorit Mariglen Meta dhe gjyqtares Nertila Përallaj që kanë favorizuar atentatorin, duke i atribuar një vepër penale shumë herë më të lehtë se ajo që ai ka bërë realisht.
Veç të tjerash rezulton se avokati mbrojtës i atentatorit Fatos Lama, Malo Sadikaj, nuk e ka aktive licencën e avokatit që nga viti 2017 e deri tani.
I kontaktuar nga gazetari i “Stop”, avokati Malo Sadikaj pranon që nuk e kishte aktive licencën e avokatit, por ngul këmbë që përfaqësimi në gjyq nuk ndalohet nga mosrinovimi i saj.
Gazetari: Ju jeni avokati përfaqësues i Fatos Lama, unë e kam verifikuar tek Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe thuhet, që nga viti 2017, nuk e keni aktive licencën e avokatit, për arsye, që nuk ke paguar detyrimet…?!
Av.Malo Sadikaj: Jo mos u ngatërroni! Karta e avkatit është një marrëdhënie…çdo vit. Është një marrëdhënie midis Dhomës dhe avokatit.
Gazetari: që rinovohet çdo vit… por duhet të jesh i licencuar, se unë e di!
Av.Malo Sadikaj: Jo licencë, mos i ngatërro gjërat i nderuar!
Gazetari: Kartën e avokatit dhe rinovohet çdo vit.
Av.Malo Sadikaj: Çdo vit po nuk është licencë ajo…,avokat më ka bërë Universiteti i Tiranës mua.
Gazetari: E kuptoj, por nuk mund të përfaqësosh në gjyq. Unë të kuptoj shumë qartë, por aktet, që ju keni përfaqësuar të pandehurin, mund të dalin nul..Ma kupton logjikën? E ke takuar në burg..që në 2017-ën, që nuk ke paguar detyrimet.
Av.Malo Sadikaj: S’ka shance! S’është kjo licenca, që më jep të drejtën të ushtroj profesionin…,nuk ma jep Dhoma..,e ke gabim i nderuar.
Gazetari: Që në 2017-ën, që nuk ke paguar detyrimet.
Av.Malo Sadikaj: Është një marrëdhënie financiare midis meje dhe Dhomës së Avokatisë e cila nuk më privon dot që të ushtroj profesionin.
Të nesërmen e takimit me gazetarin, Malo Sadikaj pagoi detyrimet që nga viti 2017 në Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe më 13 nëntor 2024 u pajis me licencë aktive.
Ky është një skandal i rëndë që kërkon hetime nga organet kompetente, përfshirë ILD, KLP, KLGJ dhe SPAK, për të zbuluar nëse avokati Sadikaj ka vepruar si sekser dhe ka shpëtuar nga kontrollet ligjore./Tvklan.al

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale, tensionet me David Beckham dhe Victoria Beckham përshkallëzohen

Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale, tensionet me David Beckham dhe Victoria Beckham përshkallëzohen

21/12/2025
Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al