Në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës vendoset Artan Lame. ASHK është institucioni i ri që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën. Emërimi i Lames si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është vendosur prej kryeministrit Edi Rama. Ky vendim është firmosur ditën e djeshme. Pritet që në ditët e ardhshme të shkrihen edhe drejtoritë e ALUIZNI-t dhe Hipotekave në rrethe. Sa i përket Gjirokastrës aktualisht Hipoteka drejtohet nga Florian Taci, ndërsa ALUIZNI nga Nertil Nebiaj. Eshtë ende herët për të mësuar se kush do të jetë drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Gjirokastër; Taci, Nebiaj apo një emër tjetër?’
©argjiroja.net