Një transformator është përfshirë nga flakët e zjarrit në Krahës të Tepelenës. Nga pamjet e siguruara nga “Argjirolajm.net ” shihen flakët e mëdha të tymit që kanë përfshirë nënstacionin elektrike. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët. Në zonë është ndërprerë energjia elektrike. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet një defekt.









