• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkurtime në Ujësjellësin e Gjirokastrës, 43 punonjës “hidhen në rrugë”. Plani B është dhënia me koncension

15/12/2023
Shkurtime në Ujësjellësin e Gjirokastrës, 43 punonjës “hidhen në rrugë”. Plani B është dhënia me koncension

Rreth një vit pas shkrirjes së 7 ujësjellësave të bashkive të qarkut Gjirokastër në një shoqëri të përbashkët rajonale, ku shumicën e aksioneve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, pritet të ketë dhjetra shkurtime të vendeve të punës. Në strukturën e re të miratuar së fundi nga kjo shoqëri bashkë me buxhetin e vitit 2024, janë parashikuar edhe largimi nga puna i 43 punonjësve. Synimi është për të reduktuar shpenzimet për paga e për të rritur eficencën e shoqërisë.

Njësia e Bashkisë Gjirokastër është ajo që preket më shumë me 12 vende pune. Më pas vjen Përmeti me 8 vende, Memaliaj me 7 vende, Dropulli e Tepelena me 6 dhe Libohova e Këlcyra me 2 vende. Mes ndërmarrjeve të bashkuara në një shoqëri të vetme, më mirë performon Gjirokastra për shkak të rrjetit të ri të ujësjellësit dhe menaxhimit efikas që i është bërë vitet e fundit. Performancë më të keqe kanë Libohova, Memaliaj e Këlcyra.

Shkurtimi i vendeve të punës është vetëm hapi i parë i një faze të re në të cilën do të hyjë menaxhimi i shoqërive të ujësjellësave në Shqipëri. Me gjasë në një kohë të afërt këto kompani publike do të jepen me koncension tek bizneset private. Kjo formë administrimi është parashikuar edhe në ligj e duket se drejt kësaj do të shkohet.

Me siguri qëllimi final i krijimit të shoqërive të përbashkëta të ujësjellësave një vit më parë ka qenë pikërisht ky, të shkohet drejt dhënies së tyre me koncension. Presioni qeveritar ishte i lartë ndaj kryebashkiakëve për të firmosur pa kushte e rezistencë dorëzimin e këtyre kompanive publike te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Sa i përket largimit nga puna të 43 punonjësve, mësohet se komunikimi do t’u bëhet nga shoqëria në fillim të vitit të ardhshëm. Gjirokastra në tërësi si qark është goditur shumë vitet e fundit nga mbyllja apo transferimi i disa institucioneve publike ku punonin jo pak njerëz e ku merreshin shërbime. E fundit në listë që u “asgjësua” ishte Gjykata e Apelit. ©Argjiroja.net 

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al