Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në afërsi të lumit Drino në Gjirokastër. Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip Ford me targa “AA 626 EJ” ka përfunduar në lumë, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Dy personat që ndodheshin në mjet kanë mundur që të dalin në kohë nga makina duke shmangur tragjedinë. Mësohet se në makinë kanë qenë burrë e grua dhe ishin duke u kthyer nga Greqia. Automjeti ishte duke udhëtuar nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 07:20. Policia shkoi në vendngjarje për të zbardhur më tej rrethanat e këtij aksidenti. Për fat të mirë ishin shkurret ato që mbajtën makinën për të mos rënë në ujërat e lumit.