• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shoferët e taksive që mashtrojnë klientët, ja si t’i identifikoni taktikat e tyre

08/12/2025
Shoferët e taksive që mashtrojnë klientët, ja si t’i identifikoni taktikat e tyre

Një hulumtim i gjerë në internet ka nxjerrë në pah vendet ku pasagjerët përballen me më shumë raste mashtrimi dhe sjellje abuzuese nga drejtuesit e taksive.

Gjetjet vijnë nga kompania e sigurimeve AllClear, e cila analizoi mbi 450 postime dhe gjithsej 30,000 komente përdoruesish në Reddit, duke zbuluar zonat më problematike në botë në lidhje me sjelljen e shoferëve të taksive.

Sipas rezultateve, rreth një e treta e shoferëve të përmendur në këto diskutime përdorin praktika të paudhshme për të nxjerrë më shumë para nga pasagjerët.
Turqia u rendit në krye të kësaj renditje, me më shumë se 4,000 komente që i referohen incidenteve të mashtrimeve ose sjelljeve të gënjeshtra. Pas saj, në vend të dytë renditet India, me 2,301 komente të ngjashme, ndërsa e treta është Tajlanda, me 2,169 raportime.

Lista vazhdon me Egjiptin (1,715), Australinë (1,598), Meksikën (1,367), Marokun (1,329), SHBA (1,283), Kanadanë (995), Francën (957), Kolumbinë (924), Filipinet (840), Italinë (832) dhe Norvegjinë (799).

Në lidhje me praktikat më të zakonshme të mashtrimit, hulumtimi nxori si më të shpeshta mos përdorimin e taksimetrave ose justifikimin që ky i fundit është “prishur”.
Ekspertët këshillojnë pasagjerët që të mos hipin kurrë në një taksi pa taksometër funksional dhe, në rast se ndodhen në një vend ku kjo mundësi nuk ekziston, të bien dakord paraprakisht për çmimin e udhëtimit.

Një tjetër praktikë e zakonshme është ushtrimi i presionit mbi pasagjerët, ku shoferi i taksisë e detyron klientin të hipë shpejt, “për shkak të trafikut”, ose fillon të ngarkojë bagazhet në bagazh për të shmangur diskutimet mbi çmimin e udhëtimit. Ekspertët nënvizojnë që udhëtarët nuk duhet të bien pre e këtyre presioneve, sidomos në vende të frekuentuara si aeroportet, ku këto praktika janë edhe më të shpeshta.

Po ashtu, shpesh haset justifikimi për “POS-in e prishur”, që detyron pasagjerët të paguajnë vetëm në cash. Në shumë raste, kjo bëhet qëllimisht, pasi bëhet pagesa, shoferët thonë se nuk kanë këmbim dhe mbajnë të gjithë shumën.

Gjithashtu, mosdhënia e faturës mbetet një praktikë e zakonshme në shumë prej vendeve të listuara. Një nga format më të zakonshme të mashtrimit që u regjistrua në të gjitha shtetet është zgjedhja e qëllimshme e një rruge më të gjatë.

Shoferët shpesh llogarisin që pasagjeri nuk e njeh gjeografinë e zonës dhe bëjnë shkurtime ose shmangin kalimin nëpër taksa rrugore për të zgjeruar kohëzgjatjen e udhëtimit dhe, si pasojë, rriten kostot.

Për këtë arsye, hulumtimi këshillon që udhëtarët të kenë aktivizuar telefonin e tyre dhe të kontrollojnë në kohë reale, përmes një aplikacioni harta, nëse rruga që po ndjek shoferi është më e mira.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë
Lifestyle

Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë

01/07/2026
Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet
Lifestyle

Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet

30/06/2026
Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale
Lifestyle

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

26/06/2026
I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane
Lifestyle

I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane

26/06/2026
Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur
Lifestyle

Plazhi i vetëm në Evropë që ndan burrat nga gratë me mur

25/06/2026
Një “yll i ri” mund të shfaqet në qiell brenda pak ditësh, astronomët presin shpërthimin e rrallë kozmik
Lifestyle

Një “yll i ri” mund të shfaqet në qiell brenda pak ditësh, astronomët presin shpërthimin e rrallë kozmik

24/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

09/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al