Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka publikuar një video teksa shihet një qytetar që hedh nga xhami i makinës një shishe plastike në rrugë. Kumbaro thotë se ai është gjobitur me 400 mijë lekë të vjetra.
“E hodhe shishen nga makina? Ta gëzosh gjobën dhe me mend në kokë herë tjetër! Faleminderit. Policisë së Shtetit që reagon menjëherë ndaj çdo denoncimi për ndotje mjedisore, sepse s’mund të vazhdojmë më me këto pamje që përveçse të shëmtuara, janë edhe të rrezikshme. 400 mijë lekë gjobë për automjetin që hodhi plehra në rrugë dhe thirrje për të gjithë shoferët e pasagjerët që të heqin dorë nga vesi i hedhjes së plehrave nga xhami i makinës, se rrugët nuk janë të hasmit, por tonat”, shkruan Kumbaro.









