• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpallet në kërkim ish deputeti i PD-së

19/06/2019
Shpallet në kërkim ish deputeti i PD-së

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia është shpallur në kërkim pas incidenteve të mbrëmshme në KZAZ-në dhe Qendrën e Votimit në Shkodër. Një ditë më parë Spahia tha se përplasja do të vijojë përballë qeverisë së krimit dhe të zbuluar haptazi nga skandalet për lidhjet e saj me bandat që tjetërsuan dhe blenë votat e shqiptarëve.

Çfarë tha Bardh Spahia mbrëmë

Spahia: Po ju siguroj ju, ministrin Lleshaj, i cili është pjesë e kësaj bande kriminale, e kësaj strukture të ngritur në këmbë vetëm për të krijuar një rreth vicioz ku vota blihet në bashkëpunim me grupet kriminale me paratë e pista të drogës për të vënë në funksion dhe shërbim të po këtyre grupeve kriminale, qeverinë, shtetin, zyrat e shtetit nga më e larta. Edhe një herë, kjo është betejë që bëhet për një të drejtë themelore siç është e drejta e votës, bëhet nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi, bëhet një herë e mirë për të pastruar zyrat e shtetit shqiptar nga krimi i organizuar dhe shërbëtorët e krimit për t’ia kthyer qytetarëve të lirë të këtij vendi dhe për të larguar bandën kriminale të këtij vendi.

Po jua kujtoj, është zënë e faktuar nga përgjimet e Prokurorisë në vjedhje, në shitblerje dhe në tjetërsimin e votës së qytetarëve shqiptarë në bashkëpunim të ngushtë me grupet kriminale dhe kriminelët më të njohur të vendit. Nuk ka rrugë tjetër veçse të largohet Edi Rama dhe banda e tij, të shkojnë para drejtësisë duke filluar nga vetë ai i përfshirë, siç e keni parë në përgjimet e fundit dhe të gjithë personat e tjerë, si e vetmja mënyrë për të garantuar funksionimin normal të një shteti që ka 30 vite që ka fituar demokracinë, pluralizmin dhe për të cilin shqiptarët më shumë se kushdo tjetër janë të gatshëm tu kthehen sakrificave të jashtëzakonshme që kanë bërë paraardhësit në dekada. Nëse mendon kapteri Lleshaj apo cilido shërbëtor servil i Ramës së mund të tmerrojë apo terrorizojë qytetarët shkodranë nëpërmjet këtyre kërcënimeve, gabohet rëndë. Do të thotë se nuk kanë nxjerrë nga historia e baballarëve të tyre 50 vjeçarë. Shkodrën nuk e ka mposht dot Enver Hoxha dhe diktatura e tij kriminale, sigurisht që nuk do të mundet kjo bandë e rëndomtë që i ka ardhur fundi dhe as ta frenojë në luftën për garantimin e votës së lirë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Historia e errët që fshihet pas banores së re të Big Brother VIP 5: I fejuari i vrarë në oborr

Historia e errët që fshihet pas banores së re të Big Brother VIP 5: I fejuari i vrarë në oborr

24/12/2025
ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë

ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al