• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

26/11/2025
Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Largimi i papritur nga jeta i këngëtarit të dashur Shpat Kasapi ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e publikut shqiptar. Muzika e tij, energjia në skenë dhe mënyra se si bashkonte brezat në valle dhe festa, do të mbeten përherë pjesë e identitetit tonë kulturor. Në këtë ditë zie për artin shqiptar, sjellim një histori që rrallë është treguar, një moment kyç i karrierës së tij që e prezantoi para publikut grek për herë të parë.

E kam njohur Shpat Kasapin në kulmin e karrierës së tij. Ishte një djalosh i talentuar, i edukuar dhe jashtëzakonisht i sjellshëm, nga ata njerëz që i fiton me një herë zemrat e të gjithëve. Megjithatë, në atë kohë, karriera e tij në Shqipëri po kalonte një periudhë sfiduese, sidomos pas pjesëmarrjes në “Top Fest”.

Por ndërkohë që në Shqipëri dhe trojet shqiptare fama e tij po pësonte ngritje, këngët e tij kishin nisur të dëgjoheshin gjithnjë e më shumë në Greqi, jo vetëm nga shqiptarët emigrantë, por edhe nga vetë grekët, të cilët e pëlqenin ritmin dhe stilin e tij modern folk-pop. Megjithatë, Shpati kurrë nuk ishte prezantuar në një studio televizive greke.

Kur mësova se Shpati do të mbante koncertin e tij të parë në Athinë, një nga organizatorët më kërkoi ndihmë për ta promovuar. Duke njohur mirë median greke dhe drejtueset e emisioneve të mëdha, e dija se platforma ideale do të ishte Televizioni ANT1, me programin e famshëm të mëngjesit “Proino Kafe”.

Emisioni drejtohej nga Eleonora Meleti, një mike e imja dhe një figurë e njohur në Greqi, sot deputete në Parlamentin Europian. E telefonova, i propozova idenë, dhe ajo jo vetëm e pranoi, por u entuziazmua menjëherë që për herë të parë do të prezantonte një këngëtar shqiptar në një prej programeve më të shikuara të vendit.

Kur mora konfirmimin, telefonova Shpatin. Nuk e besonte. Ishte një ëndërr e vjetër për të, të dilte në një televizion grek, dhe më në fund do të bëhej realitet.

Mbërritëm herët në studiot e ANT1. Që në hyrje, paraqitja e Shpatit, i gjatë, karizmatik dhe me një buzëqeshje imponuese, e la Eleonorën të befasuar. Nuk ngurroi ta quante menjëherë: “Saki Rouvas i Shqipërisë.”

Edhe vetë titrat e emisionit atë ditë shënonin: “Sakis Ruvas tis Alvanias.” Pjesa e intervistës solli një pengesë të vogël ku Eleonora donte të fliste greqisht, por Shpati nuk e njihte gjuhën. Më propozoi mua të përkthesha drejtpërdrejt në studio. Hezitova, se nuk jam përkthyes profesionist i thashë,— por ajo më siguroi: “Mos u shqetëso, nuk do bëjmë filozofi. Thjesht pak bisedë për karrierën, pastaj ai do të këndojë.”

Intervista shkoi shkëlqyeshëm. Përkthimi im i mjaftoi, ndërsa komplimentet që Eleonora i bëri Shpatit para miliona teleshikuesve ngritën edhe më lart imazhin e tij por edhe të shqiptarëve. Më pas, interpretimi i Shpatit i la grekët pa fjalë. Pas atij emisioni, për shumë ditë mediat dhe publiku grek flisnin për zërin, stilin dhe bukurinë e tij.

E tregoj këtë histori sot për herë të parë, sepse ajo pasqyron më së miri rëndësinë e imazhit të Shpat Kasapit, jo vetëm si artist, por si një ambasador i kulturës sonë. Në një vend ku shpesh shqiptarët njiheshin vetëm si punëtorë të palodhur, Shpati tregoi se kombi ynë ka edhe artistë të mëdhenj, të talentuar, të bukur në skenë dhe të jashtëzakonshëm në shpirt. Ajo ditë në Greqi ishte një kulm i padiskutueshëm i karrierës së tij ndërkombëtare, dhe një kujtim i çmuar që sot merr një tjetër peshë, të hidhur, por fisnike.

Shpat Kasapi do të mbetet përherë zëri që bashkoi shqiptarët dhe i dha muzikës sonë një shkëlqim që nuk shuhet kurrë bashkë me vallen e tij të preferuar.

Related Posts

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)

09/03/2026
Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër
Kryesore

Raporti i SPAK për vitin 2025: 45 milionë euro pasuri të sekuestruara, kriptomonedha dhe zyrtarë të lartë nën sitë

09/03/2026
Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua
Kryesore

Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua

09/03/2026
Kryesore

Rama: Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e Fierit

09/03/2026
Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj
Kryesore

Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj

09/03/2026
Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!
Kryesore

Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!

09/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vendos një gol në fund, Lazio fiton ndaj Sassuolos

Vendos një gol në fund, Lazio fiton ndaj Sassuolos

09/03/2026
Rihanna humb 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar i modës me Louis Vuitton

Të shtënat drejt shtëpisë së Rihanna-s në Los Angeles, gruaja e arrestuar akuzohet për tentativë vrasjeje

09/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al