Gazetari Investigativ Artan Hoxha bën ironi me përbërjen e grupit të prokurorëve që po tentojnë të çojnë në qeli ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Duke përmendur faktin se kaq shumë prokurorë tropojanë kishte parë vetëm në hetimin e vrasjes së Kosta Trebickës, ku nxorën me faj viktimën, Hoxha thotë se me këta prokurorë nuk zbardhet as Gërdeci, as vrasja e Xhindit, as 21 janari, gjyqtari Konomi dhe asgjë.
“Hera e fundit qe kam pare kaq shume prokurore nga Tropoja bashke ne hetimin e nje ceshtje, eshte vrasja(me falni vetvrasja) e Kosta Trebickes….
Te gjithe e dime si perfundoi ai hetim, u provua qe Kostes i doli zagari perpara dhe atij iu moren mend dhe vdiq.
Prandaj ne kete vend, me keta prokurore nuk ka per tu zbardhur kurre Gerdeci, 21 janari, vrasja e Artan Santos, e Skerdilajd Konomit, Fatmir Xhindit, grabitja e bankes se Shqiperise, kanabizimi i vendit, trafikimi i narkotikeve me avione, anije, gomone, mushka, ceshtja CEZ-DIA, etj….
Prandaj ne kete vend Rama, Meta, Berisha, Basha, Veliaj etj, tallin… me shqiptaret dhe nuk u hyn gjemb ne kembe, ndersa qytetaret e thjeshte te ketij vendi shkojne ne burg dhe vrasin veten pse nuk kane paguar 30 mije leke te vjetra per energjine elektrike apo pse kapen me nje gram kanabis…
Prandaj politikane beni qejf sa te keni keta prokurore dhe shefin e tyre Tik Llalla, ….mos i gezofshi parate qe i keni grabitur ketij populli …”, nënvizon Hoxha.









