Zjarri që përfshiu dje një prej ish- depozitave me lëndë djegëse pranë ish-kombinatit të thellë të naftës në Ballsh është kthyer në një rrrezik serioz për banesat pranë, duke alarmuar banorët.
Zjarri që shpërthue dje te ish-depozita e naftës bruto me kapacitet 10 mijë metër kub dogji një sipërfaqe te konsiderueshme me bimësi të egër dhe shkaktoi një ndotje të madhe të ajrit.
Ngjarja ndodhi teksa dy punonjës po ccmontonin pjesët e depozitës me troko dhe kontakti i saj me mbetjet e naftës në depozite ka shkaktuar shpërthimin e një zjarri, i cili u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë.
Forcat zjarrfikëse bënë te mundur shuarjen e flakëve, ndërokë qe dy punonjësit u proceduan penalisht për pakujdesi në punë.