• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpërthimi që i mori jetën biznesmenit Armand Nelaj në Sarandë, zbardhen dëshmitë e turistëve

05/02/2025
Drejtoria Detare: Pritet stuhi dhe dallgë 4 metra, ja gjendja në portet e Sarandës, Vlorës, Durrësit dhe Shëngjinit

Ne Shenjester, News 24

Para se të kalojmë te ngjarjet e asaj nate, pavarësisht disa tentativave në dukje të dështuara, ish-ortakët mesa duket nuk kishin ndërmend të tërhiqeshin nga skenari i tyre për të shkatërruar biznesin e lundrimit të vëllezërve Qirjako. Dhe këtë mund ta bënin vetëm me anë të demonstrimit të një akti force që do t’i trembte ata. Ose të paktën kështu kishin menduar ndërsa kishin thurur planin për hedhjen në erë të një prej trageteve të kompanisë ‘Finikas’ shpk, plan që kishin menduar ta vinin në funksion mbrëmjen e datës 24 Qershor 2024 dhe ku ai që do të thirrej në shërbim në këtë rast do të ishte një tjetër biznesmen, Armandi Nelaj, i njohur në qytetin e Sarandës për fushën e ndërtimit. Emri i tij ishte lakuar edhe më herët në një aferë tjetër që lidhej me tjetërsimin e një lulishte në afërsi të aksit Turizëm-Kanali i Çukës, për të cilën kishte qenë në gjykim nga drejtësia, por gjykimi u pushua për shkak të vdekjes.

“Atë mbrëmje kam qenë në Portin e Sarandës, po shikonim ndeshjen Spanjë-Shqipëri. Duke mbaruar pjesa e parë, dëgjoj një shpërthim të fortë te porti dhe pasi dola nga lokali për të parë se çfarë kishte ndodhur, shikoj dy të huaj që kërkonin ndihmë. Unë kam qenë i pari që kam shkuar bashkë me një polic që u afruam të shikonim kush ishte, por nuk dallohej mirë pasi personi kishte një goditje të fortë në fytyrë…” tha Andrea Qirjako.

Por për t’u kthyer te mbrëmja e 24 Qershorit, cilat ishin gjetjet e grupit hetues dhe si shkuan ata deri te identifikimi i trupit të zhytësit, që fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole oksigjeni që mendohej se mbarte me vete. Kush ishin personat e fundit që folën me të pak çaste para se ai të plagosej rëndë dhe më pas të humbte jetën rrugës për në Spitalin e Sarandës? Dhe si arriti një ditë më pas vëllai i tij të identifikonte nëpërmjet fotove, trupin që ndodhej tashmë në morgun e spitalit?

Sipas dëshmive të mbledhura nga grupi hetues, të parët që ofruan një skicë më të qartë të asaj se çfarë kishte ndodhur atë mbrëmje në det, ishin dy turistë të huaj, të cilët po atë ditë kishin mbërritur me varkën e tyre në Sarandë. Duke shëtitur në qytet, ata kishin vendosur të vazhdonin udhëtimin me varkën personale. Rreth orëve të vona të natës, ata kishin parë me dylbi një zhytës, i cili po i vinte rrotull një varke, duke tërhequr pas vetes dy çanta të zeza.

“Unë dhe miku im Frederiku kemi një varkë personale. Më 24 Qershor 2024, rreth orës 13.00 ne kemi ardhur nga Ksamili dhe jemi ankoruar te zyra e emigracionit në Portin e Sarandës. Gjatë mbrëmjes ne kemi parë me dylbi, një person, i cili ishte duke veshur kostumin e tij të zhytjes dhe më pas u fut në det. Ky person kishte një maskë në fytyrë dhe po i vinte rrotull varkës. Duke qenë se ai po tërhiqte dy çanta të zeza, ne menduam se ai kishte nevojë për ndihmë dhe iu afruam. Por sapo u afruam ai na tha se çdo gjë ishte në rregull dhe ne u larguam,” tha Nicholas John.

Duket se fati në këtë rast ka qenë edhe me dy shtetasit e huaj, të cilët, po të kishin qëndruar edhe pak pranë varkës me zhytësin, mund të ishin kthyer edhe vetë viktima të një tragjedie në det. Kjo, pasi vetëm pak minuta pas largimit, ata dëgjuan një shpërthim të fuqishëm, që erdhi pikërisht nga vendi ku disa minuta më parë ata ishin ofruar për ndihmë. Kështu, të frikësuar, ata u kthyen për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe gjetën varkën e shkatërruar plotësisht, së bashku me trupin e pavetëdijshëm të zhytësit, i cili kishte pësuar dëmtime të rënda.

“Vetëm pak minuta pasi ishim larguar, ne dëgjuam pas shpinës tonë një shpërthim të fortë. Menjëherë u kthyem për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe në këtë moment konstatuam disa sende që po pluskonin në ujë. Ajo që pamë ishte një pamje jo e këndshme. Personi me rrobat e zhytësit kishte marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në sup. Menjëherë ne e tërhoqëm në varkën tonë dhe e dërguam në port, ku aty në ndihmë na erdhën fillimisht punonjësit e portit,” tha Nicholas John.

Të pyetur se cila ishte gjendja emocionale e personit me të cilin fillimisht kishin komunikuar në det dhe nëse vunë re ndonjë detaj specifik në sjelljen e tij, dy turistët e huaj thanë se ai nuk kishte shprehur dëshirë për të komunikuar gjatë me ta. Madje sipas tyre ai u ishte përgjigjur me maskë nëpër gojë. Ndërkohë, lidhur mbi çantat që ai mbante me vete, ata i përshkruan si cilindrike dhe të lidhura me njëra-tjetrën.

Dhe ndërsa dy miqtë nuk mundën të shikonin shtëllungat e tymit të shpërthimit që lanë pas, duket se ky gjëmim u ndje edhe në pallatet pranë portit. Një ndër ata që pa flakët ishte edhe kapiteni i një anijeje.

“Më datë 24 Qershor 2024, rreth orës 23.25, unë isha duke parë ndeshjen në banesën time, e cila ndodhet përballë portit të qytetit, në një pallat, në katin e tretë, me pamje nga deti. Gjatë kësaj kohe unë kam dëgjuar një shpërthim shumë të fortë. Menjëherë kam dalë në ballkon dhe kam parë një gomone, që po shkonte drejt një flake të vogël në det. Ngjyra e flakës ishte e verdhë, në të kuqërremtë. Më pas kjo gomone u kthye dhe afrua tek Komisariati i Kufirit. Duke qenë se unë jam kapiteni i njërës prej anijeve të linjës Sarandë-Korfuz, zbrita menjëherë pasi mendova se mos kishte ndodhur ndonjë gjë tek anija. Kur zbrita, vendi ishte plot me punonjës policie,” tha Feliks Rusto./”Në Shënjestër”, BalkanWeb

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Arbër Hoxha “shtegton” në verë, Dinamo Zagreb e nxjerr në shitje

FOTO/ Arbër Hoxha “shtegton” në verë, Dinamo Zagreb e nxjerr në shitje

13/03/2026
Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al