Sot kryeqytetasit kanë dëgjuar një zhurmë, e cila bëri që salla operative e policisë të merrte telefonata të shumta nga qytetarët që përjetuan panik për disa çaste. Nuk dihet nëse në bazën e Farkës sot janë ulur avionë luftarak të cilat kane një zhurmë karakteristike të fuqishme kur fluturojnë me shpejtësi, te cilët krijojnë një ‘boom’ sonik, paralelisht edhe në Kroaci dhe Slloveni sot Defender po zhvillon paralelisht stërvitje ushtarake. Ministria e Mbrojtjes e pyetur nga ‘News 24’ nuk konfirmoi kalimin e avionëve luftarak.