• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpopullimi/ 77% e territorit të qarkut Gjirokastër e pabanuar, Korça kryeson në rang vendi

28/08/2026

Shpopullimi vijon të boshatisë Shqipërinë. Mbi gjysma e territorit të vendit rezulton pa banorë, ndërsa popullsia po përqendrohet gjithnjë e më shumë në qytetet dhe zonat urbane.

Korça kryeson me mbi 80% të territorit të pabanuar, e ndjekur nga Gjirokastra, Vlora dhe Kukësi. Fenomeni është më i theksuar në zonat malore dhe periferike, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e vendbanimeve dhe funksionalitetin e territorit.

Shpopullimi po godet dhe po boshatis vendin tonë, duke lënë gjurmë të forta në hartën demografike të Shqipërisë. Një pjesë e madhe e territorit të vendit është tashmë pa banorë, ndërsa popullsia është përqendruar gjithnjë e më shumë në qytetet dhe zonat urbane.

Rasti më ekstrem është Qarku i Korçës, ku mbi 80% e territorit rezulton pa popullsi banuese. Korça pasohet nga Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7% të territorit pa banorë. Situata është e ngjashme edhe në qarqe të tjera. Në Shkodër, 67,2% e territorit nuk ka banorë, ndërsa në Dibër kjo shifër arrin në 62,3% dhe në Berat në 60,8%. Lezha dhe Elbasani janë më pranë mesatares kombëtare, përkatësisht me 54,3% dhe 53,6% të territorit pa popullsi.

Nga ana tjetër qëndron Durrësi, ku vetëm 20,6% e sipërfaqes rezulton pa banorë. Fieri ka 39,9% territor pa popullsi, ndërsa Qarku i Tiranës 43,7%. Në nivel kombëtar, rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi. Të dhënat që janë publikuar në Raportin Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale dhe të bazuara në Censin 2023, japin një pamje të qartë të një Shqipërie ku popullsia sa vjen e po pakësohet.

Shpopullimi është veçanërisht i dukshëm në zonat malore dhe në juglindje të vendit, ku banorët janë larguar nga një pjesë e konsiderueshme e vendbanimeve dhe janë përqendruar në qytete ose në zona më të urbanizuara.

Sipas Monitor, bazuar në këtë raport, numri i banorëve për kilometër katror, nuk mjafton për të kuptuar se si është shpërndarë realisht popullsia, pasi banorët mund të jenë të përqendruar vetëm në një ose disa qytete, ndërsa pjesa tjetër e territorit është thuajse bosh.

Shifrat tregojnë kështu një realitet të rëndësishëm demografik: Shqipëria nuk po përballet vetëm me pakësimin e numrit të banorëve, por edhe me boshatisjen e territoreve të tëra. Ky fenomen është më i theksuar në zonat malore dhe periferike, ndërsa popullsia po përqendrohet gjithnjë e më shumë rreth qyteteve kryesore.

Nëse ky trend vazhdon, sfida për vendin nuk do të jetë vetëm sa banorë do të ketë Shqipëria në të ardhmen, por edhe sa vendbanime do të mbeten aktive dhe si do të mbahet funksional territori i vendit.

Related Posts

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit
Kryesore

Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit

28/08/2026
8 vatra zjarri ende aktive në vend, 2 në qarkun Gjirokastër
Kryesore

8 vatra zjarri ende aktive në vend, 2 në qarkun Gjirokastër

28/08/2026
Nga festa e fejesës në tragjedi, ndërron jetë 25-vjecarja që pësoi djegie nga zjarri te hoteli në Vlorë
Kryesore

Nga festa e fejesës në tragjedi, ndërron jetë 25-vjecarja që pësoi djegie nga zjarri te hoteli në Vlorë

28/08/2026
Zjarr i frikshëm në Dragot të Tepelenës (VIDEO)
Kryesore

Zjarr i frikshëm në Dragot të Tepelenës (VIDEO)

28/08/2026
Takimi te Vila e Kuqe, Rama: Më shumë prani në territor, “Pasqyr Albania” do bëhet me ligj
Kryesore

Takimi te Vila e Kuqe, Rama: Më shumë prani në territor, “Pasqyr Albania” do bëhet me ligj

28/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit

Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit

28/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al