Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka folur sot në Kuvend për barrën e taksave ndaj qytetarëve, veçanërisht profesionistëve të lirë, si dhe për shpopullimin.
“Çdo vit një qytet si Gjirokastra i ikën Shqipërisë. Taksa për profesionet e lira është një taksë për njerëzit e punës. Thirrja ime është të mos largoheni nga ky vend, por të qëndroni këtu e ta refuzoni këtë model”, deklaroi Tabaku.