• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqetësuese/ Po digjen zonat turistike, për tre muaj 900 vatra

29/08/2017
Shqetësuese/ Po digjen zonat turistike, për tre muaj 900 vatra

Mbi 900 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë vendin duke nisur nga muaji qershor.

Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi bëri të ditur se në 280 raste është kërkuar ndërhyrja me helikopterë dhe tre raste me avionë.

Ajo që duhet analizuar  dhe është shqetësuese është fakti se zjarret masive gjatë kësaj periudhe kanë përfshirë kryesisht zona turistike, objekte kulti, objekte të rëndësisë shtetërore, banesa, fshatra e biznese, pothuajse në të gjithë Shqipërinë

Zonat turistike qe u përfshine nga flaket 

Qarku Shkodër: Zona turistike Theth, Velipojë, Bogë, Reç, Gur i Zi e Koman;

Qarku Lezhë: Zona turistike Shëngjin, Skuraj, Tale, si dhe masivi pyjor Manati e Orosh;

Qarku Dibër: parku Kombëtar i Korabit, parku i Lurës e i Shkopetit, Muhurr, Maqellarë, Fushë Bulqizë, Martanesh etj;

Qarku Tiranë: Parku i Dajtit, mali i Derjes, Mushqeta, Baldushk, Pezë, Farkë, Kashar, xhamia Hekal, kompleksi turistik “Kame”, Ibë, si dhe fabrika e fishekzjarrëve në Kuç, Vorë;

Qarku Durrës: zona turistike Ishëm, kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit, Qaf Shtamë, Krujë.

Qarku Fier: Manastiri i Ardenicës dhe kompleksi turistik i saj, Ballsh, Lushnjë, Levan, Cakran.

Qarku Gjirokastër: Kurora e gjelbër e qytetit të Tepelenës në afërsi të spitalit, fshatin “Asim Zeneli”, Gjirokastër, Zagori, fshatrat e Dropullit, etj.

Qarku Vlorë: Parku i Llogarasë, Dukat, Himarë, zona e Syrit të   Kaltër, fshatrat e Finiqit, Konispol, Delvine, Selenicë etj.

Qarku Korçë: Parku Lekas-Voskopojë, Udenisht, Vithkuq etj.

Qarku Berat: Lagjja Goricë, parku i qytetit, Bogovë, Ura Vajgurore, Kurora e Gjelbër Poliçan, shtëpia e të moshuarve dhe spitali.

Qarku Elbasan: Krastë, Gjinar, Librazhd, Xibrakë, Poroçan, Gramsh etj.

Qarku Kukës: Zona e mbrojtur, Lugina e Gashit dhe Bardhoc.

Duhet analizë

Kreu i Emergjencave Civile kërkoi dhe një analizë të situatës duke nënvizuar dhe faktin se zjarret janë përsëritur disa herë në të njëjtën zonë, kryesisht në zona turistike. 

Shemsi Prençi: Është për tu vlerësuar dhe analizuar fakti se gjeografia e zjarreve masive gjatë kësaj periudhe ka përfshirë kryesisht zona turistike, objekte kulti, objekte të rëndësisë shtetërore, banesa, fshatra e biznese, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Vlen për t’u përmendur fakti se zjarret janë përsëritur disa herë në të njëjtën zonë, kryesisht në zona turistike, duke marrë përmasa të mëdha, për shkak kjo edhe të kushteve të terrenit të thyer e pyje masive, të cilat kanë diktuar angazhimin e shumë strukturave, përfshi dhe operacione ajrore.

Mbi 900 vatra zjarri

Shemsi Prençi: Nga muaji qershor i këtij viti deri në ditën e sotme janë regjistruar mbi 900 vatra zjarri, nga ata më të voglat deri tek ato me rrezikshmëri më të lartë mbi 280 raste të zjarreve masive me rrezikshmëri të jetëve njerëzore pasuri e mjedis.

Është kërkuar domosdoshmërisht mbështetja e strukturave operacionale në nivel qëndror nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes, shoqëruar edhe me operacione speciale ajrore nga kompania “VIVA COOPTERS”

Ende nuk është përcaktuar dëmi ekonomik. 

Deklarata është dhënë gjatë ceremonisë së dhurimit të 600 pompave dhe 100 uniforma për zjarrfikëset nga kompania Tap. 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al