Dy partitë e reja, Nisma “Thurje” dhe lëvizja “Shqipëria bëhet” do të garojnë së bashku me një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Drejtuesit e këtyre forcave politike, Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe emra të tjerë, ditën e premte do të jenë para medias për të shpallur koalicionin e tyre.
Nga partitë e vogla, në koalicion së bashku do të shkojnë edhe LZHK e Dashamir Shehit me “Djathtas 1912” të Enkelejd Alibeajt. Dy forcat politike firmosën marrëveshjen parazgjedhore për koalicion dy ditë më parë.