• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria e pret Lituaninë në kërkim të fitores së parë në Air Albania

07/09/2020
Shqipëria e pret Lituaninë në kërkim të fitores së parë në Air Albania

Shqipëria e pret Lituaninë në kërkim të fitores së parë në Air Albania. Luhet Shqipëri-Lituani, në “Air Albania” në orën 20:45. Fatkeqësisht, pa tifozë, që me siguri nuk do të linin ndenjëse bosh në impiantin e ri dhe modern të kryeqytetit, aty ku kuqezinjtë ende nuk e kanë shënuar golin e parë. Gjithsesi, me aleat entuziazmin e fitores së arritur në fushën e Bjellorusisë, “shqiponjat” kuqezi duan me çdo kusht suksesin e radhës, për ta “përshkuar” në pak ditë gjysmën e rrugës drejt vendit të parë në Grupin 4 të Ligës C.
Shqipëria bindi me rezultat dhe lojë në Bjellorusi dhe duke ruajtur të njëjtin përqendrim dhe shpirt, fitorja është krejtësisht e mundshme edhe ndaj përfaqësueses së vendit baltik. Edy Reja pritet të ndryshojë ndonjë element të formacionit kuqezi, për shkak të zhvillimit të dy ndeshjeve në tri ditë, që ndikon në gjendjen fizike të lojtarëve, të cilët kanë kaluar një periudhë të pazakontë si pasojë e pandemisë së Koronavirusit. Sigurisht mund të ketë rotacion në ndonjë rol, por kurrsesi në mentalitetin që duhet të shfaqë skuadra në fushë.
Lituania nuk është kualifikuar ndonjëherë në një kompeticion të rëndësishëm, siç janë Europiani dhe Botërori, praktikisht konsiderohet një kundërshtar i lehtë në letër.
Në fushatën e fundit eliminatore për “Euro 2020” (turneu u shty një vit), u rendit në vendin e fundit në grup me vetëm 1 pikë në 8 ndeshje. Para pak ditësh u mposht në shtëpi 0-2 nga Kazakistani, rivali potencial i Shqipërisë për vendin e parë, dhe faktikisht nuk ka lojtarë me emër, por sigurisht nuk duhet nënvlerësuar, pasi aleat të fortë mund të ketë pikërisht marrjen lehtë nga kundërshtari.
Në Minsk, Shqipëria triumfoi falë përqendrimit maksimal dhe zbatimit me përpikëri të detyrave të dhëna nga Edy Reja, e tillë duhet të jetë qasja e kuqezinjve edhe ndaj Lituanisë, së cilës nuk i duhet lëshuar në asnjë aspekt të lojës, për të mos hedhur poshtë startin perfekt në transfertën e Bjellorusisë. Edicioni i dytë i Nations League ka nisur me melodinë e duhur, por kujdes, çdo stonim në ndeshjet në vazhdim, qoftë në një “notë”, do ta cënonte “veprën” të cilën duhet ta shijojmë të plotë më 18 nëntor, në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë, me vendin e parë në grup.

Related Posts

Tirana shpreson te çudia ndaj Egnatias, shifrat flasin të gjitha për rrogozhinasit
Sport

Tirana, mungesë golash dhe pasiguri në mbrojtje/ Shifrat zbulojnë problemin e sezonit

23/04/2026
Tirana shpreson te çudia ndaj Egnatias, shifrat flasin të gjitha për rrogozhinasit
Sport

Tirana, mungesë golash dhe pasiguri në mbrojtje/ Shifrat zbulojnë problemin e sezonit

23/04/2026
Shifra të “frikshme”, Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit personal
Sport

VIDEO/ “Gjakftohtë” në penalltinë e fundit, Muçi çon Trabzonsporin në gjysmëfinalen e Kupës

23/04/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë
Sport

Dinamo, Daja: I lumtur për skuadrën, duam trofeun e Kupës

23/04/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë
Sport

Dinamo, Daja: I lumtur për skuadrën, duam trofeun e Kupës

23/04/2026
Kupa e Shqipërisë/ Faza 1/8 luhet të shtunën, skuadrat synojnë kualifikimin në çerekfinale
Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Përsëritet finalja e vitit të kaluar, ja kur dhe ku luhet

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

24/04/2026

Një muaj pas dasmës vjen lajmi i ëmbël, fituesi i ‘BBA’ do bëhet baba

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al