• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të aksidenteve me vdekje

21/08/2019
Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të aksidenteve me vdekje

Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në rrugë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe përllogaritjet e Monitor, në vitin 2017 kishte 78 vdekje për 1 milionë banorë, nga 50 që është mesatarja e Bashkimit Europian. Kjo është një ndër shifrat më të larta të regjistruara në Europë. Në vlerë absolute numri i aksidenteve gjatë 2017-s në Shqipëri ishte 222. Prej këtyre, 173 vdekje janë shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit.

Në fakt, vendet e rajonit kryesojnë renditjen për numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet në rrugë.

Kështu në vend të parë renditet Bosnje dhe Hercegovina, ku sipas të dhënave statistikore në 2017-n kishte 157 vdekje për çdo 1 milionë banorë. Pasuar nga Mali i Zi, në vendin e dytë me 107.

Ndërsa ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, rekordin për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore, e ka shënuar Rumania dhe Bullgaria me përkatësisht 99.3 dhe 99 vdekje për 1 milionë banorë atje, sipas Eurostat.

Po kështu shifra të larta janë regjistruar edhe në Lituani me një normë prej 82.8 dhe në Kroaci me 79.7.

Vendet e tjera të rajonit, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë regjistruar një normë më të ulët aksidentesh në raport me popullsinë e tyre. Në Serbi numri i të vdekurve nga aksidentet për 1 milionë banorë ishte 74, ndërsa në Maqedoninë e Veriut përllogaritet rreth 10 më pak.

Në të gjithë Bashkimin Europian gjatë vitit 2017 u regjistruan rreth 25 mijë aksidente, mesatarisht 50 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milionë banorë.

Norma më e ulët e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet është shënuar në Norvegji, ku sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat kishte rreth 20.2 të tilla për 1 milionë banorë. Po ashtu edhe vende si Suedia (me 25.3), Zvicra (me 27.3), Anglia (me 28.2), apo dhe Danimarka (me 30.4), janë ndër vendet me normën më të ulët të aksidenteve.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, norma e vdekjeve nga aksidentet gjatë 2017-s përllogaritet të jetë përkatësisht 55.8 dhe 67.9, sipas Eurostat.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al