• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria po plaket, dyfishohet popullsia mbi 80 vjeç

04/10/2017
Shqipëria po plaket, dyfishohet popullsia mbi 80 vjeç

Ndërsa numri i personave të moshës së tretë po rritet me ritme të shpejta dhe ai i lindjeve po ulet, Shqipëria po përballet me fenomenin e plakjes së popullsisë. Të dhënat tregojnë se nga viti 2000 e deri sot, popullsia mbi 80 vjeç është gati dyfishuar…

Kur hyri mijëvjeçari i ri, në Shqipëri numëroheshin 38 mijë e 500 persona të moshës mbi 80 vjeç. Në ditët e sotme kjo grupmoshë thuajse është dyfishuar dhe sipas të dhënave të Institutit të Statistikave numërohen 69 mijë e 190 persona apo 2% e popullsisë së vendit. (shiko grafikun)

Plakja e popullsisë, një fenomen që po vërehet shumë kohët e fundit, ka pasoja ekonomike dhe jo vetëm.

Së pari, me plakjen fillojnë dhe problemet me shëndetin. Rreth një e treta e popullsisë mbi 65 vjeç raportojnë se vuajnë nga një apo më shumë sëmundje. Gjatë periudhës janar – gusht 2017 importet e produkteve farmaceutike shënuan  rritje vjetore 14% në vlerë dhe 7 % në sasi. Shtimi i numrit të të moshuarve – shpjegojnë farmacistët – rrit sasinë e  konsumit të ilaçeve për tensionin, zemrën,  Parkinsonin, etj. Moshat e thyera shpesh vuajnë më shumë se nga një sëmundje kronike, ndaj dhe ata janë kontingjenti më i madh i blerjes të medikamenteve.

Së dyti, plakja e popullsisë ndikon në uljen e produktivitetit dhe rrit kërkesën për shërbime më të specializuara që mosha e tretë kërkon.

Më shumë shpenzime për pensione

Plakja e popullsisë sot është një fenomen botëror dhe një nga arsyet kryesore të reformimeve të skemave të pensionit. Vende të ndryshme e kanë adresuar në mënyra të ndryshme problemin, që nga krijimi i incentivave për rritjen e lindshmërisë, duke rritur shpërblimet, subvencionet e familjeve me shumë fëmijë, njohje ose dhurim të periudhave të sigurimit për çdo fëmijë ose kohës së kujdesit ndaj fëmijës, rritjes së moshës së daljes në pension ku disa vende po e rrisin deri në 70 vjet.

Shpenzimet për pensione për vitin 2016 shënuan rritje vjetore me 5,6%. Në fillim të vitit 2017, popullsia e vendit sipas INSTAT ishte 2,876,591 persona, ndërsa numri i pensionistëve në këtë vit, sipas ISSH, ishte 611,544. Për rrjedhojë, të moshuarit në moshë pensioni, përbënin 24% të popullsisë së vendit.

Rritja e  jetëgjatësia, faktor kryesor

Sipas studimeve më të fundit, një ndër arsyet kryesore të rritjes së kësaj grupmoshe është rritja e jetëgjatësisë. Më përmirësimin e kushteve të jetesës, përmirësimin e të ushqyerit, por edhe me një akses më të gjerë te shërbimet shëndetësore, është rritur dhe jetëgjatësia e popullsisë. Në vitin 2000, sipas të dhënave nga Banka Botërore, një shqiptar jetonte mesatarisht 74 vite e dy muaj, ndërsa sot mosha e pritur llogaritet të jetë 78 vite e nëntë muaj.

Fenomeni i plakjes në Europë

7.3 milionë njerëz të moshës mbi 80 vjeç përllogaritet se jetojnë sot në Bashkimin Europian, 7 milionë më shumë se dhjet vjet më parë.

Rritja e popullsisë së moshuar në BE nga 4.1 për qind në 2006-n në 5.4 për qind në 2016-n do të thotë se një në 20 persona që jetojnë në BE është mbi 80 vjeç. Plakja e popullsisë është, së paku, rezultat i rritjes së jetëgjatësisë. Jetëgjatësia e tetëdhjetëvjeçarëve  u rrit nga 8.4 vite në 2005 në 9.2 vite në 2015-n.

Megjithëse numri i grave mbi 80 vjeç u tkurr nga 2006-a në 2016-n, ato ende përgjigjen për dy të tretën e popullsisë (64%) e popullsisë së moshuar në BE, raporton Eurostat në ditë e të moshuarve.

Më të moshuarit jetojnë në Itali dhe në Greqi

Përqindjen më të lartë të moshës mbi 80 vjeç e kanë shtetet në jug të Europës, ku përqindjet më të larta janë regjistruar në Itali 6.7%, në Greqi 6.5%, Spanjë 6% dhe Portugali 5.9%.  Këto vende ndiqeshin nga Gjermania me 5.8% të totalit të popullsisë mbi 80 vjeç.  Popullsia mbi 80 vjeç ka shënuar vazhdimisht rritje në BE që nga 2006.(monitor)

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al