• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria si Kolumbia, kapen 613 kg kokainë në Portin e Durrës të fshehur në arkat me banane

28/02/2018
Shqipëria si Kolumbia, kapen 613 kg kokainë në Portin e Durrës të fshehur në arkat me banane

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë detaje lidhur me kapjen e sasisë së konsiderueshme të kokainës. Veliu tha se droga ishte nisur nga Kolumbia, tranzit në Itali dhe Maltë për të mbërritur në portin e Durrësit. Dy persona janë arrestuar, teksa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë që kishte kontenierin me banane ku ishte fshehur droga.“Mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizën e riskut, pas një pune të mirë, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja e një sasie rekord prej 613 kg lëndë narkotike kokainë, me vlerë tregu mbi 180 mln euro” tha drejtori i përgjithshëm i policisë.

Veliu tha se kokaina ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane. “Në momentin që nga ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga “Arbi Garden”, me pronar A. Ç. Sasia e drogës ishte në 528 pako me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Kontenieri u mbajt në vëzhgim derisa mbërriti në magazinën e firmës nga strukturat e policisë”, tha Veliu.

Në pranga kanë rënë dy 25 vjeçarë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa pronari i kompanisë, A. Ç është shpallur në kërkim. Sasia e drogës zbulon një rrjet trafiku narkotikësh, që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian. Drejtoria vendore e policisë së Durrësit nuk ka informacion për ngjarjen, teksa mendohet se operacioni është organizuar nga Krimet e Rënda, nga informacione të siguruara më parë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Merkato aktive, tjetër javë zyrtarizimesh për Partizanin

Një titullar i padiskutueshëm i Partizanit drejt largimit? Zbulohen prapaskenat e një oferte për lojtarin

25/12/2025
Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Nuk do mësohem me mungesën tënde

Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Nuk do mësohem me mungesën tënde

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al