• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria, vendi me oraret më të zgjatura të punës në Europë

22/05/2017
Shqipëria, vendi me oraret më të zgjatura të punës në Europë

​Duke iu referuar shifrave të INSTAT, gati 70% e meshkujve dhe 61% e femrave shqiptare punojnë më shumë se 40 orë në javë.
Megjithatë, edhe me orarin e zgjatur që punohet në vendin tonë, produktiviteti në punë është shumë më i ulët sesa në vendet ku orari i punës është më i reduktuar.

Sipas INSTAT, një punonjës shqiptar me pagë punoi mesatarisht në javë 42.9 orë, në vitin 2016, gati 7 orë në javë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian, që llogaritet në 36.1 orë, sipas statistikave zyrtare të BE-së.

Punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë (nga 42.4 orë në 42.9 orë), ndërsa punonjësit evripianë e kanë ulur kohën që rrinë në punë, raporton Monitor.

Sipas të dhënave të Komisionit Europian, mesatarja e Bashkimit Europian tregon se orët e punës mesatare në javë janë ulur nga 38.6 orë në 2005 në 37.6 orë në 2010 dhe 36.1 orë në vitin 2015. Për vendet e BE-së, kjo tendencë shpjegohet kryesisht me faktin që më shumë punonjës po punojnë me kohë të pjesshme dhe më pak po punojnë me orë të zgjatura (48 orë në javë ose më shumë), një tendencë që është e njëjtë si për meshkujt dhe për femrat.

Në Shqipëri është shumë më e lartë dhe përqindja e punonjësve që punojnë më shumë se 40 orë pune, që teorikisht është dhe kohëzgjatja mesatare e parashikuar në Kodin e Punës. Sipas raportit të fundit të INSTAT, 47.8% e punonjësve punojnë nga 40-48 orë dhe 17.9% e kanë ditën e punës më të gjatë dhe shkon deri në 49 orë në javë. Pra në total, gati 66% e punonjëësve punojnë më shumë se 40 orë në javë (nga 63,5% në vitin e mëparshëm, pra me rritje gati 3 orë). Për meshkujt, kjo përqindje është 69,4% dhe për femrat 60,8%.

Për mesataren e Bashkimit Europian, kjo përqindje është shumë më e ulët. Të dhënat e Komisionit europian tregojnë se përqindja e meshkujve europianë, që punojnë më shumë se 40 orë është 31% dhe ajo e femrave shumë më e ulët, vetëm 15%.

Në vendet e Bashkimit Europian rënia në orët javore të punës është përjetuar nga të gjitha grupet sipas moshës, statusit të punësimit dhe kontratë, me përjashtim të të vetëpunësuarve me të punësuar dhe të punësuar me kohë të pjesshme, që mesatarisht punojnë më gjatë. Punonjësit e vetëpunësuar, pa vartës, gjitthsesi, raportojnë rënien më të madhe të orëve javore të punës (7 orë më pak në javë mesatarisht sesa në 2005).

Në Europë, shteti që ka orët më të gjata të punës është Turqia, me gati 50 orë në javë për meshkujt. Edhe vendet e Ballkanit nuk mbeten pas. Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia dhe Shqipëria raportojnë të gjithë më shumë se 40 orë pune në javë. Por këto janë dhe shtetet me produktivitetin më të ulët, pasi vijojnë të kenë të ardhura shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian. Psh, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria renditen të fundit në Europë përsa i përket të ardhurave mesatare për frymë. Prodhimi i brendshëm për frymë i Shqipërisë është sa 30% e mesatares së BE-së, e parafundit në Evropë, pas Bosnjës.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al