4 ndeshje, 3 fitore 1 humbje, 9 pikë në total, 8 gola të shënuar 3 të pësuar. Në letër, vendi i parë në Grupin 1 në Ligën C shpëton Maran, italiani dhe tifozët buzëqeshin, por jo plotësisht pasi sfida ndaj San Marinos nuk la një shije të mirë. Në këtë pikë të Nations League, assistin e vërtetë Shqipëria e mori edhe një herë nga Bjellorusia, me këta të fundit që “thyen” Finlandën në ndeshjen e kthimit falë një goli të realizuar që në minutën e 1-të, ndërsa në të 15-tën humbën edhe një penallti.
Në dy ndeshje, Bjellorusia i ka marrë plotë 4 pikë Finlandës. Me 7 pikë në 4 ndeshje, Bjellorusia renditet në vendin e dytë në këtë grup, 2 pikë më pak se Shqipëria dhe po aq sa Finlanda që renditet në vendin e tretë me 7 pikë.
Shqipëria luan fatet e Grupit 1 në dy ndeshjet e fundit, ku fillimisht më 12 nëntor pret Finlandën në “Air Albania”, ndërsa 3 ditë më pas mbyllin fushatën kualifikuese në transfertë përballë Bjellorusisë.







