FIFA ka vendosur të nisë hetimet për dy lojëtarët shqiptarë të Zvicrës, për shkak të festimeve të tyre me shenjën e shqiponjës, pas golave në ndeshjen kundër Serbisë. Sipas një deklarate të nxjerrë nga FIFA mbrëmjen e së shtunës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do të jenë subjekti i një hetimi të hapur nga trupi disiplinor i FIFA.
Deklarata
Komisioni Disiplinori i FIFA ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë. Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serb, si dhe për rrëmuja tifozësh. Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes.”