Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë:
Ledion (Koka) Selimi, 30 vjeç, banues në Memaliaj. Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e kishte dënuar me 8 vite burg.
Edison Miçi, 22 vjeç, banues në fshatin Kodër, Tepelenë. Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër kishte ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg.
Operacioni për arrestimin e këtyre dy personave u bë nga skuadra ‘Shqiponja’.








