Një 27 vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë financiare italiane në portin e Barit nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.
Sipas mediave italiane në automjetin e tij të tipit Ford Mondeo, me të cilën po udhëtonte nga Shqipëria në Veri të Italisë u gjetën mbi 25 kg marijuanë e fshehur në pjesën e poshtme të makinës.
Në momentin e postobllokut doganor, nervozizmi i shfaqur nga shtetasi shqiptar ka qenë arsyeja e kryerjes së një kontrolli të imët të automjetit të tij.
Në parafangot e rrotave të pasme, policia italiane ka zbuluar vendin ku ishin fshehur rreth 25 kg marijuanë.