Gjatë një aksioni të policisë greke, është bërë e mundur sekuestrimi i 52 kg marijuanë në Athinë, ndërsa në pranga janë vënë 4 persona.
Mediat greke bëjnë me dije se mes të arrestuarve, është edhe një 32-vjeçare shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Ata u arrestuan teksa po udhëtonin me makinë, ku pas u ndaluan, policia zbuloi 48 pako me 51 kg 802 gram marijuanë.
Po ashtu, policia kontrolloi edhe një banesë, ku sekuestroi 6 qese me 261 gr kokainë, 1 peshore, 6 celularë, si dhe sende të tjera e 360 euro.









