• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtohet misteri për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë

30/09/2019
Mbikëqyrja e rrugës Kardhiq-Delvinë mbetet e pandryshuar, KPP zbardh vendimin

Fati i tenderit të shumëpërfolur për lotin e 7 të rrugës Kardhiq-Delvin mbështillet me mister. Në 30 gusht, ministria e infrastrukturës udhëzoi autoritetin rrugor shqiptar ta anulojë të dy tenderat, si ndërtimin ashtu dhe supervizimin e rrugës me argumentin se paratë do të përdoreshin në projekte të tjera me emergjente.
Por edhe pse ka kaluar gati një muaj tenderat nuk janë anuluar. Në agjencinë e prokurimeve, të dy procedurat rezultojnë zyrtarisht në proces. Nga ana tjetër kompanitë pjesëmarrëse vazhdojnë betejat në komisionin e prokurimit publik, ku vetëm javën e fundit janë paraqitur dy ankesa të reja.

Tenderi për lotin 7 të aksit Kardhiq-Delvin u zhvillua në 27 qershor dhe në të morën pjesë 6 kompani. ARRSH shpalli fituese ofertën më të shtrenjtë atë të kompanive “Ircop” dhe “Sulova” me 18.9 milionë euro.

Por ky vendim u rrëzua si i paligjshëm nga komisioni i prokurimit, i cili urdhëroi autoritetin të shpallë fituese ofertën më të lirë, atë të kompanive “Cobial” dhe “Gjoka” me 4.3 milionë euro më pak.

ARRSH refuzoi të zbatojë vendimin e komisionit duke akuzuar kompaninë Gjoka për mashtrim, ndërsa kjo e fundit kallëzoi penalisht ish drejtoreshën, Sonila Qato për shpërdorim detyre.

Pasi skandali shpërtheu në publik ministria e infrastrukturës udhëzoi anulimin e tenderit, ndërsa Sonila Qato u largua nga posti i kreut të ARRSH-së duke u zëvendësuar me Vasilika Vjeron.

Megjithatë edhe pas rrotacionit, fati i tenderit mbështillet me mister. Burime konfidenciale thonë se udhëzimi i ministrisë për anulimin e tenderave është në tejkalim të komptencave.

Për këtë çështje ka patur një komunikim tre palësh mes ministrisë, autoritetit rrugor dhe agjencisë së prokurimeve. Por baza ligjore për anulimin e tenderave mbetet e paqartë, çka ka krijuar një kaos të vërtetë institucional, pasojat e të cilit janë zvarritja pa fund e ndërtimit të rrugës, e cila shkurton me 3 orë distancën nga Tirana në Sarandë./ TCh

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al